Iu deshën pak kohë për tu cilësuar si talenti më i madh që pritej të pushtonte botën e futbollit. Ndërkohë që po kaq shpejt iu desh të shuhej si një yll që bie gjëkundi, bëhet fjalë për Mario Balotelin. Italiani pas asaj periudhe aspak pozitive me Liverpulin duket se është rikthyer të jetë sërish i frikshëm, kësaj here pjesë e klubit Francez të Nice.
26-vjeçari është pikë referimi për ekipin e tij. Ai udhëheq repartin e sulmit duke ndihmuar Nice me golat që këtë vit kanë qenë të shumtë. Pas javës së 11-të “kuqezinjtë” francez mbajnë vendin e parë në Ligue 1. Baloteli ka ndikuar së shumti në rritjen e klubit edhe në aspektin e marketingut. Dyqani në qendër të Nice ka shumë punë dhe kjo për “faj” të “Super Marios”. Janë shitur mbi 14 mijë fanella dhe 2/3 i takojnë atij, ishit të Liverpulit, që ka arritur të shesë 8 mijë bluza. Statistikat bëhen edhe më të frikshme kur llogarit që mesatarisht, shiten 10 fanella të Marios në një orë, e një në çdo 6-të minuta.
Nëse “Super Mario” do të arrij të mbaj këtë ritëm, shpejt do të mbërrijë aty ku ka ëndërruar gjithmonë. Shpresojmë pasi cilësitë e tij janë të padiskutuara, pavarësisht se këto vitet e fundit na ka mësuar me të kundërtën./BW