Hysnie Hoxhallari ka thënë se vrasjen e bashkeshortit e kreu 26-vjeçari Kasëm Pirjasi, i arrestuari tjetër për krimin makabër.
Burime të Fax News informojnë se Ajo ka thënë se ajo nuk ka pasur dijeni para se të ndodhte ngjarja.
Pasi i ekzekutoj i riu i ka treguar asaj duke i thënë të fshehë sëpaten me te cilen kreu vrasjen.
”E lava hanxharin. Ai i vendosi zjarrin banesës së vogël dhe kur ai iku, unë prita deri në orën katër të mëngjesit dhe pastaj njoftova policinë”, është shprehur Hoxhallari.
Mësohet gruaja prej ditës së vrasjes mbahej nën survejim.
Takimet e saj te fshehta me autorin me të cilin dyshohet se kishte një lidhje jashtëmartesore kanë çuar edhe në zbardhjen e ngjarjes.
Informohet se Hysnije Hoxhallari ka pasur një histori dashurie me autorin qysh para martese.
Ndërkohë siç tha Hoxhallari ardhja e Olsi Hoxhallarit në shtëpi për të kaluar fundvitin, kanë irrtituar Kasëm Pirjasin, pasi nuk takohej dot me Hysnie.
Ai ka hyrë natën në dhomën me oborrin e shtëpisë se Olsi Hoxhallarit dhe e ka qëlluar me sëpatë në kokë.
Për të shmangur zbulimin e ngjarjes 26-vjeçari ka mbytur Selkie Hoxhallarin dhe me pas ka tentuar të djegë dhomën.
Policia është njoftuar disa orë më vonë nga vetë Hysnie Hoxhallari.
(E.L/Faxweb)