Mungesa e energjisë që nënkupton lodhjen, mund t’iu bëjë të mos keni dëshirë të bëni asgjë. Bëni kujdes, nëse lodhja zgjat, mundet të jetë shenjë e diçkaje më serioze. Kur ndiheni i/e lodhur, keni më pak energji për aktivitet fizik, e keni të vështirë të përqëndroheni apo të jeni e vëmendshme, jeni të prirur të inatoseni më lehtë apo të izoloheni.
Nëse lodhja shfaqet menjëherë ose bëhet më e zakonshme, mund të keni ndonjë prej shqetësimeve të mëposhtme, sipas “Matrix Medical”:
– Anemia: ndodh kur bie numri i rruazave të kuqe të gjakut ose kur ato qeliza kanë shumë pak hemoglobin, që është proteina që transporton oksigjenin në gjak. Si rezultat ulen nivelet e energjisë.
– Sëmundje zemre: disa problem me zemrën mund të bëjnë që ajo të pompojë më pak gjak dhe të çojë edhe në mbushje të mushkërive me lëng. Kjo jep probleme me mbushjen me frymë dhe redukton sasinë e oksigjenit që shkon në zemër dhe mushkëri, duke ju bërë të ndiheni e lodhur.
– Hipotiroidizmi: një gjendër tiroide pak aktive shkakton lodhje, bashkë me siptoma të tjera si shtim në peshë, dobësi, lëkurë të thatë, ndjesi e të ftohtit dhe konstipacion.
– Probleme me gjumin: apnea e gjumit karakterizohet nga pauza gjatë frymëmarrjes, që shpesh zgjasin disa sekonda, ndërsa flini. Është e zakontë tek të rriturit në moshë dhe tek personat mbipeshë. Një tjetër problem i lidhur me gjumin është një fshikëz shumë aktive që ju detyron të shkoni shpesh në banjë.
– Barnat: disa barna shkaktojnë lodhje, por persona të ndryshëm reagojnë ndryshe ndaj tyre.
– Depresion ose ankth i lehtë: problemet mendore shpesh ulin ndjeshëm nivelet e energjisë. Ju mund të vuani nga depresioni dhe mund të mos e dini.
Shenjat paralajmëruese të lodhjes janë: të zgjuarit në mëngjes i/e lodhur, mungesa e motivimit, paaftësi për të kryer aktivitetet që keni qejf, mbajtje e frymës, etj.
Në këto raste ka disa mënyra për të nxitur nivelet e energjisë: Pini kafe ose çaj, ecni për 30 minuta, flini gjumë në mesditë, braktisni alkoolin.
(XH.A/SHUPLAKA)