Drejtuesja e seancës në Kuvend Vasilika Hysi duket se ka filluar të ndjej lodhjen e maratonës së gjatë të diskutimeve. Në momentin kur në foltoren e Kuvendit do të ngjitej Grida Duma, deputetja demokrate, Hysi e ka prezantuar atë si ‘’zoti” dhe jo ‘’zonja”.
Sigurisht që shumë shpejt e ka kuptuar lapsusin dhe e ka korrigjuar gabimin e bërë. Duma e ka marrë me sportivitet situatën dhe ka nisur diskutimin e saj në foltore në lidhje me reformën zgjedhore.
Ajo që shihet në pamjet e Kuvendit është fakti që salla është pothuajse bosh. Seanca e sotshme ka nisur në orët e para të paradites dhe duket se do të zgjas deri në orët e vona të mbrëmjes.
Diskutimet kanë qenë të gjata dhe me ton mjaft të lartë, ku Berisha, Basha, Kryemadhi dhe Rama i vunë ”flakën Kuvendit.
(E.K/SHUPLAKA)