21:15 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E mbajtën 8 orë në komisariat për një pusetë, pronari i televizionit: Subashi s’më pret në zyrë se më quan të djathtë!

10:13 | 05/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
E mbajtën 8 orë në komisariat për një pusetë, pronari i televizionit: Subashi s’më pret në zyrë se më quan të djathtë!

Fatos Mihali, president i Televizionit ‘AVN’ ka qenë i ftuar sot në Fax News për të folur lidhur me shoqërimin që iu bë disa ditë më parë nga ana e Policisë së Fierit.

Mihali ishte duke riparuar një pusetë të ujërave të bardha në rrugë, në momentin kur është çuar dhe mbajtur në komisariat për rreth 7 orë, pasi akuzohej për ndërtim të paligjshëm dhe prishje të territorit publik.

Po çfarë e detyroi pronarin e medias lokale që të ndërhynte në hapjen e kësaj pusete? As më pak dhe as më shumë sesa indiferenca nga ana e Bashkisë, edhe pse i kishte dërguar letra të vazhdueshme, dhe përmbytja e katit të parë të banesës që kishte dhënë me qera për një notere.

Mihali nuk hedh poshtë mundësinë që mungesa e një pëgjigje nga ana e Bashkisë për të lidhet me faktin që ai konsiderohet si një person me bindje të djathta, dhe kryebashkiaku Armando Subashi nuk ka qenë asnjëherë në televizionin e tij.

Mihali thotë se Fieri është kthyer në një fshat të vogël, dhe të gjithë që kanë mundësi ekonomike kërkojnë të ikin nga qyteti.

‘’Në kushtet kur nuk kishte as një ndërhyrje nga ana e Bashkisë dhe përmbytjet ishin të vazhdueshme edhe me pak minuta shi, i çova një letër dhe iu thashë që në rast se nuk do të reaagonin, unë do ta kryeja vetë hapjen e pusetës. Isha drejt përfundimit kur erdhën persona nga policia dhe më shoqëruan, siç duket janë lajmëruar nga ndonjë qytetarë. 

Më kërkuan një leje dhe i thashë se nuk e kisha, më morën me vete dhe më çuan në komisariat, pas 7-8 orësh u lashë i lirë. Akuzohesha për ndërtim pa leje dhe për prishje të territorit publik, gjë që asnjë prej tyre nuk qëndron. Unë do të përballem dhe në prokurori, pasi e di që jam në hallin tim dhe në problemin tim. Pavarësisht se çfarë ndodhi unë i kam nisur sërish një letër kreut të Bashkisë së Fierit, dhe ende nuk më ka kthyer një përgjigje. 

Me mua janë treguar jashtëzakonisht arrogantë, nuk e di se çfarë ndodh me qytetarët e tjerë. Ka kohë që Subashi nuk më pret në zyrë, që prej kohës që ai është zgjedhur në krye të Bashkisë. Ai nuk ka shkelur kurrë në televizionin tim, pasi mund të më konsiderojë të djathtë. Por nuk mund të thuhet kjo për televizionin, kurrë nuk kam pasur ndihmë nga politika. 

Nuk kam pse qëndroj më në atë qytet, sa kohë që jetojnë dhe fëmijët e mi jashtë vendit. Bizneset në Fier janë drejt mbylljes, ata që kanë mundësi ekonomike largohen, Fieri sot është kthyer në një fshat të vogël. Na duhet që të lajmë enët në banje, që ujërat të shkarkohen në kanalin e ujërave të zeza, nuk është mosha ime që të futem në burg për një pusetë. Gjoba që kam marë është 5 milionë lekë”, u shpreh Mihali.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Stuhia shkatërruese në Japoni, 10 të vdekur dhe qindra të plagosur (Foto)

Para

Audio-përgjimi/ Denar Biba: Një bisedë të tillë e ka patur dhe Basha, e imja ishte shumë herë më e parëndësishme

Para
Audio-përgjimi/ Denar Biba: Një bisedë të tillë e ka patur dhe Basha, e imja ishte shumë herë më e parëndësishme

Audio-përgjimi/ Denar Biba: Një bisedë të tillë e ka patur dhe Basha, e imja ishte shumë herë më e parëndësishme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

Robert Francis Prevost, kush është Papa i ri që u zgjodh nga 133 kardinalët në krye të Vatikanit

Dom Gjergj Meta, ka uruar Papën e ri të Vatikanit, Leoni XIV

Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri, do të mbajë emrin Leoni XIV

Zgjidhet Papa i Ri, tym i Bardhe nga Vatikani, 133 kardinalet zgjedhin drejtuesin e Kishes Katolike

6 ditë nën masivin e kromit, vijojnë kërkimet për 29 vjeçarin Ardit Beshiri, gjenden disa rroba

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.