Këngëtarja e njohur Tuna së bashku me bashkëshortin e saj Patris Berisha janë ndër çiftet më të komentuara në mediat rozë.
Në fillimet e njohjes ata zgjodhën të mos binin në sy dhe takimet e para kanë qenë të fshehta. Lidhur me historinë e njohjes dyshja janë treguar të rezervuar duke mos ndarë shumë detaje me publikun.
Mgjithatë në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin ‘Mirage’, Tuna ka zbuluar disa detaje.
”Patrisin e njoh prej shumë vitesh. Ne jemi takuar në palestër. Në fillim nuk bëheshim për t’u takuar, pasi gjithmonë që e linim për t’u parë ndodhte ndonjë gjë. Historia e njohjes është shumë e lezetshme, por dëshroj që të mose e ndaj ende me publikun”, u shpreh këngëtarja.
Ajo shtoi se lidhja nuk ka nisur për qëllime serioze, megjithatë sot ja kanë dalë ta mbajnë të fortë dhe të sjellin në jetë një djalë.