E mbani mend Francesco Becchettin drejtorin e ‘Agon Channel’ që u mbyll në vendin tonë? Ndoshta edhe jo, po emrin e tij do ta mbajnë mend tifozët e një skuadre futbolli në Angli.
Leyton Orient dy vite më parë ishte pretendent për t’u ngjitur në Championship, por tashmë me krizën financiare që ka përfshirë klubin, pritet që të zhduket fare dhe të luajë nëse kanë dëshirë, në ligën e amatorëve.
Mësohet se skuadra nën drejtimin e Becchetit jo vetëm që është fundosur financiarisht po lista e borxheve është e pafund.
Becchetti ka kohë deri në 12 qershor që të paguajë gjithë borxhet ose të shesë klubin, përndryshe do të shpallet falimentimi dhe klubi do të shkrihet. Ndeshja e djeshme kundër Cochesterit, e fundit për këtë sezon, nuk u lejua nga tifozët të përfundonte normalisht, sepse pak minuta para fundit mijëra tifozë u futën në fushë për të protestuar, pa krijuar asnjë incident me lojtarët e zyrtarët e ndeshjes.
Discussion about this post