Janë të paktë shqiptarët që nuk e kanë parë filmin “Përrallë nga e kaluara” dhe të mos mbajnë mend personazhin kryesor, Gjinon.
Filmi është xhiruar në vitin 1987, por sot Gjino është rritur. Bëhet fjalë për aktorin Admir Sorra, i cili ishte 12 vjeç kur luajti rolin e 14 vjeçarit Gjino në filmin regjisorit Dhimitër Anagnosti.
Në vitin 1990 filmi “Përrallë nga e kaluara” fitoi çmimin e parë në Festivalin XV Ndërkombëtar të Filmave të Europës Lindore në Bondytë Francës.
Filmi bazohet në komedinë “14 vjeç dhëndër” të Andon Zako Çajupit. Në këtë komedi autori tregon historinë e martesës së Gjinos 14 vjeçar me Marigonë 28 vjeçare. Marigoja hakmerret me të gjithë ata që sajuan këtë martesë të pazakontë dhe më në fund fiton.