Kryeministri Edi Rama në dëgjesën e sotme në qytetin e Cërrikut, iu ka kërkuar burrave t’i japin kohën për të folur më shumë grave.
Dhe kështu ndodhi. Shumica e qytetarëve që morën fjalën ishin femra. Disa prej tyre me ankesa e të tjera me lëvdata, por s’munguan as batutat.
Gjatë kohës që njëri prej burrave po fliste, Rama u kap me një nga gratë pranë tij që po kërkonte fjalën.
“E mbyte burrin, e shkatërrove fare, uaaaaa”, i tha Rama, e më tej tha “vërtetë themi gratë, gratë, por jo kështu”…
(F.G/Faxweb.al)