Kryebashkiaku Erion Veliaj ka hedhur poshtë deklaratën e djeshme për efektiven Ina Nuka. Në një takim me një familje që është strehuar në një banesë sociale Veliaj u shpreh se fjalën e tha duke u nisur nga paragjykimet që mund të ketë kjo oficere.
“Unaza do të vazhdojë edhe në vendet e tjera në Tiranë. I i thashë Damianit për këtë tokën këtu mbrapa ta bëjmë pallat. Se do ketë edhe familje të tjera që do të ngelen pa banesa dhe do marrin banesa sociale.
Kur gjuan një vajzë është e rëndë në këtë sens e kisha atë që kanë shtrembëruar. I shkatërron jetën një vajze, e kanë shtrembëruar. Nuk kam thënë që nuk do të marrtohet. Të gjithë jetën ja bëni të vështirë. Jeni ju ata burra që nuk paragjykoni? Për paragjykimin e kisha. Nuk thashë që do ngelet pa martuar. E kanë nxjerrë nga konteksti, kjo është trajtuar politikisht.”, tha Veliaj gjatë një takimi me një familje që është strehuar në një banesë sociale
Ndërsa një ditë më parë u shpreh në mënyrë disktiminuese ndaj gjendjes së efektives së policisë Ina Nukës.
“Nuk është gjynah ajo vajza pa gishta? Të gjitha burra jemi këtu, i shkojnë sytë ndonjërit prej nesh këtu që të martohet me një gocë pa gishta?! I kemi shkatëruarr jetën dhe dashtë zoti daltë me sukses, ajo që u bë u bë tani”, u shpreh Veliaj për gjendjen e Ina Nukës dje. (J.D/Faxweb.al)