“E mora Fevziun me zor dhe e çova te Sheshi”, kështu deklaronte dje Erion Veliaj në një takim elektoral ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Rama.
Veliaj tregoi se pas emisionit e shoqëroi Fevziun për tek sheshi, ku i pëlqeu transformimi, ndërsa nuk hezitoi që të bënte edhe foto te Skënderbeu.
Rama: Lali Eri ç’thoshte Fevziu mbrëmë?
Veliaj: Ja shokët që na panë…
Rama: Ai Fevziu të shqetëson…
Veliaj: Pas emisionit e mora me zor te sheshi, i pëlqeu shumë. Bëri edhe foto te Skënderbeu, ishte kënaqur…
Mirëpo duket se vetë moderatori e ka nxjerrë zbuluar kryebashkiakun. Jo vetëm që s’i ka pëlqyer po ka bërë dhe një deklaratë të fortë, fotot nga sheshi ishin të parat dhe të fundit. “Kjo foto nuk përsëritet më”, shkruan Fevziu në rrjetet e tij sociale.
Kujtojmë se punimet në Sheshin Skëndërbej dhe rezultati final nuk është pritur mirë nga të gjithë qytetarët.
Kjo pasi në një pjesë të mirë të tij mungon gjelbërimi, po jo më pak ka akuza në lidhje me kostot e larta financiare.
(E.K/SHUPLAKA)