Një fëmijë është mbytur në pishinë. Fax News raporton se fëmija ishte 4 vjeç dhe shoqëronte gjyshen, e cila punonte në një hotel në Golem.
Fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së gjyshes dhe ka rënë në pishinë. Pavarësisht se i është dhënë ndihma e parë, i vogli nuk ka mundur të mbijetojë.
Trupi i pajetë është dërguar në morgu e spitalit të Durrësit ku pritet ti nështrohet autopsisë mjeko ligjore me qëllim përcaktimin e plotë të shkaqeve.
Ndërkohë nga ana tjeter policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post