16:26 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

E moshuara “8 me 2” Ramës, kryeministri: Po të kisha njohur, do të bëja deputete

21:14 | 12/11/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
E moshuara “8 me 2” Ramës, kryeministri: Po të kisha njohur, do të bëja deputete

Gjatë një takimi të kryeministri, Edi Rama në qytetin e Burrelit, një e moshuar ka “rrëmbyer” mikrofonin dhe i renditur atij një sërë shqetësimesh.

Por me batuta e me humor Rama ka ditur t’ia dalë mbanë,  me të qeshur ai i thotë  se po ta kishte njohur do ta bënte deputete.
Bashkëbisedimi i Ramës me të moshuarën:

Rama: Jepja mikrofonin asaj zonjës aty poshtë, se këtu në Mat, gratë e bëjnë ligjin (të qeshura). Po, pse kush e bënte ligjin, Ahmeti  apo Geraldina, si thoni ju?

E moshuara: Përshëndetje të gjithëve. Ti je Kryeministri i Shqipërisë. Dhe ne kemi besim te qeveria, te pushteti, por ama në qytetin e Burrelit unë jam pensioniste me 140 mijë lekë, që kam punuar 33 vjet në Postë-Telekomunikacion. Jam qytetare e Burrelit, e vjetër, bashkë me të gjithë prindërit e mi. Qejf kam të më dëgjosh deri në fund, se jam nëna juaj.

Rama: Unë po të dëgjoj, po do që të të çohem edhe në këmbë, po çohem

E moshuara: Tani ne qytetin e Burrelit, këtë pasuri qe kemi ne, mieniere, krom, dru, gjithçka dhe qyteti i Burrelit është më i varfëri në të gjithë zonat e Veriut. Kromi jonë shkon në Tiranë, shkon në Turqi, shkon në Kinë, gjithandej dhe rrugët tona janë shtrembra-shrembra e shema-shema. Jam duke shkuar 80 vjeçe. Më vjen shumë keq për qytetin e Burrelit, pasi ka qenë qytet lulesh, qytet mollësh, më i miri në zonën e Veriut… Hidrocentrali i Burrelit më ka zënë në 300 dynym tokë në Ulëz, “Karl Marksi” dhe “Frederik Engelsi”. Ça t’i bëj mor zoti Kryeministër, unë kam që nga 2014 pa paguar dritat, ti thuaj do të fus në burg.

Rama: Mirë, dakord, dakord e mora vesh…

E moshuara: Edhe unë do të flas deri në fund, pasi i kam dhe dy-tre pyetje

Rama: Ti do të flasësh, por do të flasin edhe të tjerët

E moshuara: Për atë pronën atje, s’më ka dhënë askush asnjë dhjetë qindarkësh. Dhe unë kam dashur ta paguaj dritat, por me kanë ndodhur disa fatkeqësish. Pra, s’jam e zonja kurë të paguajë 2014-n… Kam një lokal me të vogël me katër tavolina.

Rama: Ah, paske dhe një lokal të vogël

E moshuara: Po, e kam hapur për vete, as kam zënë tokë, as kam zënë trotuar, e kam bërë për t’i shtuar ca lekë pensionit. Çfarë taksash të paguaj unë?

Rama: Pse e mban hap, mbylle?

E moshuara: Çfarë të ha?

Rama: Domethënë, për këtë punë e ke bërë lokalin, apo jo?

E moshuara: Vajzën e djalit e kam psikologe, por ka dy vjet që rri në shtëpi. S’ka të punojë, ku të punojë? Pasi njëri merr hallën, njëri merr tezen. S’kem këllqe. Unë e di që keni shumë punë, dhe ti besoj se po mundohesh me punu, por s’të lë kush me e bë. S’të lë shoku tënd që ke në Tiranë që leh si qen.

Rama: Kush është ai? Mirë, tashti unë s’të kam njofur ty më përpara, pasi pa asnjë shaka sot ti do të ishe deputete në parlament, por nuk të kam njof më përpara. Të siguroj do të ishe deputete sot, 100%. Por s’të kam njofur më përpara, ky është faji i partisë  që nuk prezanton me oratoret e vërteta të komunitetit. Sot ti ngrite të gjitha problemet e Shqipërisë.

(S.SH/Faxweb)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: burrele moshuaraedi rama
Pas

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që tradhtojnë gjithmonë!

Para

Berisha thumbon Bushatin: Hedh valle dhe pi uzo në buzuqe në Kretë

Para
Berisha thumbon Bushatin: Hedh valle dhe pi uzo në buzuqe në Kretë

Berisha thumbon Bushatin: Hedh valle dhe pi uzo në buzuqe në Kretë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump nga Samiti i NATO-s: Ka ardhur koha për paqe, lufta ka mbaruar

Franca vlerëson dëmet në objektet bërthamore të Iranit pas sulmeve izraelite dhe amerikane

Rutte nxit SHBA-të: Fuqia më e madhe ushtarake duhet të veprojë në kohën e duhur

Tryeza mbi energjinë/ Belinda Balluku thekson rritjen e investimeve të huaja në sektorin e rinovueshëm

Trump dhe Zelensky takohen në Hagë: Fokus te armët dhe presioni ndaj Rusisë

Më i votuari i Tiranës dhe tensionet në PS, Gonxhja: Administrata e lirë nga presionet

Shqipëria merr Presidencën e ICIC, Dervishi: Një përgjegjësi dhe nder i madh

Trump përkushtohet ndaj NATO-s, Rutte vlerëson rolin amerikan në zgjidhjen e konfliktit Iran-Izrael

Ministri Ulsi Manja rikonfirmon rolin kyç të Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave

Tiranë/ Arrestohet 34-vjeçari që mori me forcë dhe dhunoi një shtetas në automjet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.