22:25 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E moshuara humbi jetën pas përplasjes së ambulancës me trajlerin, gjykata jep masën e sigurisë për rusin

18:34 | 11/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
E moshuara humbi jetën pas përplasjes së ambulancës me trajlerin, gjykata jep masën e sigurisë për rusin

Gjykata e Beratit dha masën e sigurisë sot për drejtuesin e trajlerit, i cili pak ditë më parë u përplas me ambulancën dhe si pasojë mbeti e vdekur pacientja Llambrini Ashani, 82 vjeç.

Për drejtuesin e trajlerit, shtetasin rus, Zako Brajeviç, 50-vjeç u vendos masa “Garanci pasurore” me kusht “Detyrim paraqitje” brenda një muaji në Prokurorinë e Beratit. 50-vjeçari do të paguajë 10 milionë lekë si garanci, ndërsa në rast shkeljeje, ai rrezikon burgun.

Gjyqtari Durim Hasa, në bazë të provave të grumbulluara e cilësoi cilësuar të vlefshëm arrestimin e tij. Ai u cilësua fajtor për përplasjen me ambulancën që po transportonte një të sëmurë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Ngjarja ndodhi 4-ditë më parë në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur “Otllak” dhe si pasojë e aksidentit të rëndë u plagosën: drejtuesi i ambulancës Arben Merko, 58-vjeç; infermieri Aleksandër Kati, 54-vjeç; e sëmura Llambrini Ashani, 82-vjeçe dhe familjarët e saj N. Ashani, 52-vjeçe dhe A. Ashani, 56-vjeç.

82-vjeçarja Llambrini Ashani nuk mundi tu shpëtojë dot plagëve të marra dhe gjeti vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë edhe infermieri Aleksandër Kati, 54-vjeç.

Edhe pse në fillim u dyshua se shkak për aksidentit ishte bërë shpejtësia e madhe me të cilën po qarkullonte ambulanca në këtë aks, pas ekzaminimit të provave në vendngjarje dhe qartësimit të dinamikës së askidentit, rezultoi se trajleri që po futej në një pulari, i kishte prerë rrugën ambulancës. Në këtë mënyrë, policia arrestoi në mbrëmje Zako Brajeviçin.

Etiketa: e moshuaragjykata e beratitrusi
Pas

Fshehu tre shqiptarë në bagazhin e makinës, britanikja arrestohet nga policia

Para

“2019 ishte i mbrapshtë, përfshi zgjedhjet e 30 qershorit”, “zbërthehet” Bushati: 2020 të jetë viti i reflektimit, ne si maxhorancë…

Para
“2019 ishte i mbrapshtë, përfshi zgjedhjet e 30 qershorit”, “zbërthehet” Bushati: 2020 të jetë viti i reflektimit, ne si maxhorancë…

“2019 ishte i mbrapshtë, përfshi zgjedhjet e 30 qershorit”, "zbërthehet" Bushati: 2020 të jetë viti i reflektimit, ne si maxhorancë…

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.