Një e moshuar është rrëzuar nga një urë në Maliq. Sipas informacioneve, ngjarja sapo ka ndodhur, e moshuara rreth 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga ura.
Ajo është marrë nga ambulanca dhe po merr mjekim, nuk dihet gjendja shëndetësore, ndërsa është ende e paidentifikuar nga policia.
Ka rënë në lumë, kanë qenë forcat zjarrfikëse që e kanë nxjerrë.
Sipas informacioneve, dyshohet se e moshuara është me sklerozë, ndërsa mund të ketë qenë poshtë urës (në një anë të bregut të lumit) në momentin kur ka shkarë dhe ka përfunduar në lumë.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Sot në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në Maliq, ka hyrë në ujërat e lumit Devoll duke rrezikuar jetën, shtetasja B. M., rreth 78 vjeçe, e cila u transportua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se 78-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post