07:47 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘E nderuara Monika, kam frikë se do tërbosh dynjanë’, Astrit Patozi ‘i përvishet’ kryetares së LSI-së

14:56 | 22/01/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘E nderuara Monika, kam frikë se do tërbosh dynjanë’, Astrit Patozi ‘i përvishet’ kryetares së LSI-së

“Që të biem dakord se kush quhet “klasa politike”…”, kështu e nis shkrimin e tij ish-deputeti demokrat Astrit Patozi.

Duke iu refruar deklaratave të kryetares së LSI-së, Patozi i kërkon Kryemadhit që të mos përjashtojë më LSI-në nga etiketimet e klasës politike.

Sipas Patozit nëse kryetarja e LSI-së përjashton veten e saj, “klasën politike duhet ta kërkojmë tek të varfërit, të papunët, tek ata që po lënë Shqipërinë nga dëshpërimi dhe të tjerë hallexhinj me shumicë, që kemi prodhuar bashkarisht në këto vite”.

REAGIMI I PLOTË:

E nderuar Monika dhe kushdo politikan tjetër kalibri, që mendon dhe flet njësoj si ty në këto ditë dimri…

Je plotësisht në të drejtën tënde të protestosh, revoltohesh dhe rebelohesh ndaj çdo qeverie, e sidomos ndaj kësaj të Edi Ramës.

Është padyshim në zgjedhjen tënde të gjesh formën më të përshtatshme për ta qëlluar dhe, pse jo, rrëzuar, sepse ne nuk e meritojmë aspak atë.

Qoftë edhe duke i bërë thirrje popullit të të ndjekë për t’u rikthyer sa më shpejt aty ku ishe për 8 vjet rresht, në pushtet pra. 

Thuaju çfarë të duash njerëzve për 21 janarin, për 1 prillin, për 18 majin, por edhe për 27 janarin, që nuk ka ardhur akoma…

Vetëm, të lutem shumë, një gjë mos e bëj! Mos fol kundër klasës politike, sikur është një problem që vetëm me LSI-në nuk ka lidhje, sepse kam frikë se do të tërbosh dynjanë.

Sepse sa herë e përmend, druaj shumë se njerëzit do mendojnë më keq se sa e ka hak, pikërisht, për atë që ti ke parasysh kur thua “klasën politike”.

Duke më përfshirë edhe mua po deshe aty, me gjithë rolin tim modest në vendimmarrjet e rëndësishme të kësaj Republike, që po kalbet me shpejtësi.

Imagjino pastaj çfarë bëhet me udhëheqësit e tjerë të mëdhenj, që kanë pasur dhe kanë një rol vendimtar në “sukseset” dhe “fitoret” historike të këtij çerekshekulli.

Tek të cilët, pa asnjë dyshim dhe me plot meritë përfshihesh edhe ti, si kryetarja e njërës prej partive kryesore në Shqipëri.

Sepse i bie pastaj që klasën politike duhet ta kërkojmë tek të varfërit, të papunët, tek ata që po lënë Shqipërinë nga dëshpërimi dhe të tjerë hallexhinj me shumicë, që kemi prodhuar bashkarisht në këto vite. Të cilëve, në fakt, u kemi bërë gjëmën, por të paktën këtë të fundit mund t’ua kursenim.

(E.K/FAXWEB)

 

Etiketa: Astrit PatoziMonika Kryemadhipatozi
Pas

Shtatë sekonda art nga Leo Messi (VIDEO)

Para

Enca kopjon Noizyn, kushti që u vë fansave për të publikuar këngën e re (FOTO)

Para
Enca kopjon Noizyn, kushti që u vë fansave për të publikuar këngën e re (FOTO)

Enca kopjon Noizyn, kushti që u vë fansave për të publikuar këngën e re (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në një park ujor në Britani, humb jetën një vajzë 4-vjeçare

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt/ Viktima ish-polic kishte vrarë në ‘95, pas arrestimit u arratis në ‘97. U ekzekutua sot te dera e shtëpisë

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.