10:09 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

E ngacmojnë për lidhjen me deputetin e PD-së, moderatorja: Ku qëndron problemi me Klevisin?!

07:36 | 08/03/2018
në Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
E ngacmojnë për lidhjen me deputetin e PD-së, moderatorja: Ku qëndron problemi me Klevisin?!

U bë disa kohë që moderatorja e njohur Ilda Bejleri dhe deputeti  i PD-së, Klevis Balliu, përfliten për një histori dashurie, por askush prej të dyve ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht.

Ilda, më shumë se Klevisi, gjatë këtyre javëve, ka qenë nën presionin mediatik edhe sepse është në kontakt të vazhdueshëm me mediat dhe portalet.

Madje, në pothuaj çdo intervistë në ekran kur është ndeshur me pyetje të jetës private, Ilda e ka pasur të vështirë të anashkalojë gjithmonë.

Në “Shiko kush luan”, asaj iu desh të “vuante” dënimin para se të pranonte nëse ishte apo jo në lidhje me Klevisin, ndërsa disa javë më vonë, në “Rudina” pranoi se ajo dhe Klevisi janë miq shumë të mirë, por nuk konfirmoi dhe as mohoi një raport më shumë se aq: “Le ta shohim në të ardhmen”, – tha ajo te “Rudina” si për të vijuar dyshimin e pyetjes që sapo ishte bërë në insertin e shfaqur në ekran.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe sot, ndërsa ishte e ftuar në Top Magazine për të folur për projektin e ri “Rikthimi i dallëndysheve”, që ka nisur tashmë transmetimin në Digitalb.

Duke folur për politikën, Ervini e gjeti shtegun për pyetjen që i interesonte: “Po ti Ilda me cilën parti je?” – iu drejtua ai, por moderatorja e mori shumë shpejt mesazhin dhe ia ktheu me dredhi: “Unë jam me Partinë e Punës pra”, – tha ajo me të qeshur, edhe pse e kuptoi fare mirë se ku donte të dilte Ervini.

Ky i fundit, si për të këmbëngulur, tha se në një intervistë të para disa kohëve, Klevis Balliu kishte deklaruar se moderatoret që i pëlqejnë më shumë janë Ilda Bejleri, Nevina Shtylla dhe Marina Vjollca. Por as kjo nuk i bën përshtypje Ildës: “Po, e kam lexuar diku, por s’ka asgjë të keqe, ku është problemi këtu? I pëlqen futbolli, me sa duket… “ – tha ajo.

Pas kësaj, Ervini vijoi ngacmimin duke i thënë se ndoshta Klevisi ka parë fotot provokuese të Ildës në Instagram që ka bërë atë deklaratë: “Nuk e kuptoj, ku është problemi me Klevisin? Këto foto i kanë parë të gjithë…” –  shtoi moderatorja duke anashkaluar edhe një herë tjetër përgjigjen e drejtpërdrejtë që duan të mësojnë të gjithë.

Edhe këtë herë, pyetja e Ervinit doli huq… Ilda, thjesht do të flasë atëherë kur të dojë ajo. Edhe pse, ndoshta, nuk ka shumë për të thënë tashmë. /Class

 

 

Etiketa: ildaIlda BejleriKlevis Balliu-Ilda Bejleri
Pas

SHTYPI I DITËS. 08 MARS 2018

Para

I tha se nuk do bëhej njeri, aktorit shqiptar si del inati me mësuesen: E shef mi ku*vë

Para
I tha se nuk do bëhej njeri, aktorit shqiptar si del inati me mësuesen: E shef mi ku*vë

I tha se nuk do bëhej njeri, aktorit shqiptar si del inati me mësuesen: E shef mi ku*vë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rrjeti i Merimangës”, Ukraina godet bazat ajrore të Rusisë në një operacion të guximshëm ushtarak

Asnjë kandidaturë zyrtare për drejtimin e BKH, afati mbyllet më 6 qershor

Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Shisnin kanabis në doza, arrestohen burrë e grua në Korçë! Në pranga edhe bashkëpunëtori i tyre

Kosovë/ Tentohet për herë të 25-të për konstituimin e Kuvendit

Era e VPN-ve në Shqipëri, si po rriten shikimet e videove në TikTok! Pse rrjeti social mbetet kaq i përdorur

Operacioni “Next” në Korçë/Arrestohen tre persona për shitje të lëndëve narkotike, mes tyre një çift bashkëshortësh

Qirinj dhe lule në vendin ku humbën jetën dy adoleshentët në Vlorë

Një ditë para provimit të parë të Maturës Shtetërore, Manastirliu ndan informacionin e rëndësishëm për maturantët

EMRI/ I shpallur në kërkim për llogari të Kosovës, arrestohet i riu nga Tepelena

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.