Ish-ministri i Jashtëm Tritan Sheu i ka quajtur shkakrkimet dhe transferimet e diplomatëve nga Gent Cakaj si të paligjshme dhe anti-kushtetuese, duke e krahasuar me “reprezaljet” e vitit 1945.
Sipas Shehut, “Kryeministri dhe Ministri i Jashtem i dekretuar fërkojnë duart si…., më në fund ai ka gjetur një “instrument” të verbër e shkatërrues për të terrorizuar e nënshtruar plotësisht diplomacinë tonë, siç bëri rreth 2000 vite më parë Ponc Pilati”.
Ish-diplomati demokrat argumenton se kjo është një fatkeqësi e madhe ndaj të cilës, sipas tij, duhet një reagim i forteë, duke filluar nga Presidenti.
Reagimi i plotë:
Kryeministri e Ministri i Jashtem sot po luan rolin e Ponc Pilatit.
Ndersa Zv.Ministri i Jashtem Cakaj po vendos nen terror Trupin tone Diplomatik.
E ngjashme ajo qe po ndodh sot ne Ministrine tone te Jashtme me raprezaljet e vitit 1945.
Krejtesisht antikushtetuese, antiligjore dhe e pa precedence qe prej vitit 1991 kjo “vale spastrimesh e transferimesh”, sic e quan Cakaj me nje gjuhe marksiste e arrogante dhunimin e atij dikasteri te nderuar, pavaresisht ndonje emri te hedhur per justifikim.
Antikushtetuese jane te tilla ndeshkime e debime kolektive, pa dashur te mbroj kerkend si individe, antiligjore eshte e gjithe kjo procedure e zyrtarizuar dhe e auto atribuar nga zv. ministri.
Ndersa Kryeministri e Ministri i Jashtem i dekretuar ferkon duart si…., me ne fund ai ka gjetur nje “instrument” te verber e shkaterrues per te terrorizues e nenshtruar plotesisht diplomacine tone, sic beri reth 2000 vite me pare Ponc Pilati.
Fatkeqesi e madhe kjo ndaj ciles duhet nje reagim i forte, duke filluar nga Presidenti.
(F.GJ/FXWEB.AL)