04:26 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

E ngujoi dhe shfrytëzoi për prostitucion një vajzë, 2 vite burg për “Tony Montanën”

09:25 | 20/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
E ngujoi dhe shfrytëzoi për prostitucion një vajzë, 2 vite burg për “Tony Montanën”

Në Lezhë gjykata ka dhënë dy vite burg  për 50-vjeçarin Filip Shtjefanin dhe për 48 vjeçaren Lula Marku. 

Sëbashku me Lula Marku akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion 24 vjeçaren Englantina Metolli në një lokal të marrë me qera në Lezhë dhe se për tre ditë me radhë çifti që bashkëjetonte e ka mbajtur të mbyllur në një banesë. 

50 vjeçari  akuzohej për “Shfrytëzim prostitucioni”,  “Mbajtje e ambjenteve për prostitucion”, “Heqje e paligjshme e lirisë së personit”, “Shkaktim i vetëvrasjes”, pasi mbante me dhunë vajzën e sipërpërmendur në lokal dhe e shfrytëzonte si prostitute. Sipas policisë vajza nuk duronte dot tmerrin dheu hodh nga dritarja duke tentuar te vriste veten. Të dy të dënuarit nga gjykata u arrestuan në kuadër të operacionit “Montana”.

Sjellin në vëmendje që 24- vjeçarja Eglantina Metolli që pretendon se është keqtrajtuar u njoh në facebook me Toni Montanën e Lezhës dhe pranoi që të vinte për të punuar në lokalin e tij por jo për prostitucion.

OPERACIONI:

Operacion i nisur nga procedimi penal proaktiv bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative si dhe në denoncimin e bërë nga shtetasia E.M. në ngarkim të shtetasit Filip Shtjefni i cili u shpall në kërkim me datë 18.07.2016 për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga Specialistët e Sektorit kundër Trafiqeve të Paligjshme  për dokumentimin e plotë të kësaj çështje penale, rezultoi se këta 2 shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, një lokal në Lezhë e përdornin si kamoflim për shfrytëzim prostitucioni, duke shfrytëzuar shtetasen E.M. e cila pas kësaj ngjarje ka tentuar të vrasë veten.

DËSHMIA DHE VENDIMI I GJYKATËS:

Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi këtë vendim. Në sallën e gjyqit I ashtëquajturi Tony Montana hedhi poshtë akuzat duke thënë se 24 vjeçarja ka ardhur nga Turqia me dëshirën e saj për të punuar tek lokali në Lezhë dhe se 50 vjeçari ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e saj.

Po ashtu mohon se e ka keqtrajtuar apo shfrytëzuar për prostitucion dhe sipas tij dhe avokatit mbrojtës Blerim Bazhdari nuk ka asnjë provë për këto akuza. E vetmja gjë që ka ndodhur është një shpullë që Filip Shtjefni I ka rënë 24 vjeçares për një keqshërbim ndaj një klienti në lokal dhe asgjë më shumë. Në fund gjykata e apelit përmes relatores Valbina Vata la në fuqi vendimin e shkallës së parë të Lezhës duke e dënuar më 2 vite burg siç kërkoi edhe prokurori I apelit Brahim Dragjoshi.

Vëllai i tj, Dedë Shtjefni quan absurd këtë dënim të dhënë sepse cilëson se nuk është aspak normale të dënohet me dy vite burg për një shpullë ndërsa akuzon se në gjykatën e Lezhës i kanë kërkuar para për ta shpallur të pafajshëm Toni Montanën e Lezhës. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

Etiketa: burglezheprostitucion
Pas

Armë, fishekë dhe vlera monetare, arrestohet 62-vjeçari në Elbasan (VIDEO)

Para

Maradona shpreh dëshirën e çuditshme: Do doja që Ronaldo të luante krah Mesit tek Argjentina

Para
Maradona shpreh dëshirën e çuditshme: Do doja që Ronaldo të luante krah Mesit tek Argjentina

Maradona shpreh dëshirën e çuditshme: Do doja që Ronaldo të luante krah Mesit tek Argjentina

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kalifornia planifikon të ngrejë padi kundër Trump për vendosjen e Gardës Kombëtare në protesta

FOTO/ Los Angeles në flakë, protesta të dhunshme pas dërgimit të agjentëve federalë për emigrantët

Kardinali shqiptar Ernest Simoni në festën e Madonnës së Kurorëzuar në Itali, kryeson Meshën Solemne

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

Orban: Rusët nuk mund ta mposhtin Ukrainën, e jo më NATO-n

5 gola në dy ndeshje, Kosova ka një yll të ri

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Presidentja e Meksikës dënon përdorimin e dhunës në protestat në Los Angeles

Shqetësim muskulor për një mbrojtës, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.