Në çeljen e fushatës për Partinë Demokratike, gjatë fjalimit të tij emocional, kreun e opozitës Lulzim Bashën e tradhëtoi sërish zëri.
Ndërsa fliste me zë të plotë dhe gjithë pasion, në një moment nga fundi i fjalimit të tij të gjatë, Bashës i iku zëri.
A jeni gati apo jo? Fitore, Fitore, Fitore, Republikë e re, Republikë e Re, Republikë e Re, zoti ju bekoftë ju, Zoti i bekoftë shqiptarët, Zoti e bekoftë Shqipërinëëë, Fitoreee”, e mbyll Basha fjalimin duke iu ngjirur zëri. Megjithatë pak rëndësi ka nëse i ngjiret zëri një politikani.
Gjatë fjalimit të sotëm, Basha premtoi se kjo do të ishte ghera e fundit që një politikan do të zgjidhjte kanidatët për deputetë.
“Mbrëmë unë dorëzova listën fituese të republikës së re në KQZ. Siç e thashë dhe mbrëmë kam marrë vendime të vështira, por jo vendime të papritura. Ndryshimi duhet të fillojë nga vetja jonë dhe ne kështu kemi bërë.
Republika e re do jetë republika e vlerave. Vendimet që kam marrë mbrëmë i kanë rritur pritshmërinë e shqiptarëve.
Por ju premtoj se kjo është hera e fundit që një kryetar partie vednos listën e deputetëve, sepse herën tjetër do ta zgjedhë vetëm qytetari shqiptar.”, tha Basha. (D.D/Shuplaka)