Qyteti i veriut izraelit i Kiryat Yam do të emërojë një park të ri me emrin e presidentit amerikan Donald Trump në nder të vendimit të tij për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, njoftoi të enjten kryetari David Even Tzur.
“Presidenti i Shteteve të Bashkuara mori një hap të guximshëm dhe të pashembullt që asnjë prej paraardhësve të tij nuk ishte i gatshëm të merrte dhe ne duhet ta nderojmë atë për këtë,” tha Tzur në një deklaratë ku paralajmëroi vendimin për të krijuar “Parkun e Donald Trump”. (B.H/Faxweb)