Sezoni i fundit te PSG ishte për t’u harruar dhe Gigi Buffon e kuptoi se ishte momenti të largohej, qartësisht i shqetësuar nga fakti se emri i tij i madh ishte një barrë për trajnerin Thomas Tuchel dhe portierët e tjerë.
Megjithatë, legjenda e Italisë nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe po përgatit një bombë merkatoje.
Gazetari Tancredi Palmeri, por pas tij edhe Gianluca Di Marzio, raportojnë se veterani është gati të kthehet në shtëpi dhe do të bëjë çdo sakrificë.
Së pari, Buffon është gati të pranojë një pagë modeste dhe së dyti, wshtw gati të bëjë rezervën e titullarit Szczesny, pasi të shitet Perin, brenda pak ditësh.
Ëndrra e Buffon është të tentojë sërish triumfin në Champions League, që i është bërë makth. Ndoshta Cristiano Ronaldo e ndihmon…