William Levy ishte dhe është një prej aktorëve më joshës të serialeve dhe filmave meksikanë e latinë.
Prej 15 vitesh i martuar me aktoren Elizabeth Gutierrez, ata kanë dy fëmijë: një vajzë, Kailey Alexandra, 9 vjeçe, Levy dhe një djalë, Christopher Levy, 13 vjeç.
Fëmijët e dy aktorëve të njohur për fizikun e hatashëm s’kishin si të mos ishin dy yje.
Kailey është një kombinim i përsosur i tipareve më të bukura të mamasë dhe babait, një aktore e ardhshme.
Por, ai që jo vetëm ka shumë ngjashmëri me babain por duket se frymëzohet shumë prej tij është Christopher.
Flokët i mban si babai.
Merret edhe me stërvitje, si babai.
Merret seriozisht me stërvitje, jo vetëm për foto.
Shtoji kësaj faktin se ngjajnë tmerrësisht shumë në tipare, domethënë janë praktikisht i njëjti person.
Ishte Elizabeth ajo që postoi dje një foto me të birin në Instagram, duke i bërë njerëzit ta krahasojnë menjëherë me të atin, siç ndodh sa herë prindërit publikojnë foto me të.