Disa peshkatarë rusë nuk u kanë besuar syve kur kanë parë që në rrjetat e tyre ka rënë një peshk shumë I madh që kur e matën peëshoi 1.2 ton.
Peshku i rrallë, i quajtur “peshku i hënës”, ka rënë në rrjetën teksa peshkatarët po gjuanin në brigjet e Iturup në një nga ishujt Kuril.
Ky lloj peshku jeton në thellësi shumë të medha dhe është peshku me kockën më të rëndë nëdër gjallesat e detit.
Një peshkatar vendor Arthur Balkarov tha: “Nuk ka pasur një peshk aq të madh, të paktën në kujtesën time. Ndonjëherë mund të merrni mustakë që njihen gjithashtu për madhësinë e tyre dhe gjatësia e tyre arrin deri në pesë këmbë, por kurrë nuk kam parë një peshk ( i hënës) këtu që peshon një ton “.
(B.H/Shuplaka)