Pamje aspak të denja kanë qarkulluar në rrjetet sociale që tregojnë stafin në një kompani kozmetike duke goditur njëri-tjetrin në fytyrë për shkak se ata “nuk kishin performuar mirë”gjatë gjithë vitit.
Gratë, që të gjithë punojnë për kompaninë kineze Nanchang Jinhuayuan Meiye, ndëshkuan njëra-tjetriën në mënyrë që të mbajnë vendt e punës.
Por, për ta bërë “spektaklin” sa më poshtërue që të jetë e mundur, gjuajtjet e fytyrave ndodhën në skenë gjatë një mbrëmje gala të tyre për fundvitin.
Me qindra kolegë të tyre duke shikuar, dhjetëra apo më shumë gra nga departamenti i shitjeve u gjunjëzuan në skenë dhe e qëlluan njëra-tjetrën në fytyrë derisa shefi i tyre tha se mund të ndalen.
Fjalët e shkruara në ekran në sfond lexonin “Ekipi i pamëshirshëm” – një mentalitet që firma e tyre me sa duket po përpiqej ta implimentonte me ndëshkim fizik.
Një zëdhënës i kompanisë pa emër u përpoq ta justifikonte incidentin duke thënë: “Ishte një shfaqje e frymës së ekipit”. (B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=scDX2uPxY_U