Një ngjarje e rëndë dhe e pabesueshme ka ndodhur në Brazil. Anëtarë të ekipit të kampionit të Formula 1, Leëis Hamilton, janë grabitur me armë duke shkaktuar panik tek stafi i kampionit të saposhpallur të “Formula 1”.
Në lidhje me këtë reaguar dhe vetë Hamiolton në Twitter.
“Disa nga ekipi im janë mbajtur në pistë mbrëmë, ku u kanë drejtuar në kokë armë, Kjo ka ndodhur në të dalë të cirkutitit të Interlagos. Kjo është shumë shqetësuese për ta dëgjuar. Ju lutemi të thoni një lutje për djemtë e mi, të cilët sot janë profesionistë edhe nëse tronditen”, ka shkruar Hamilton. (B.H/Faxweb)