Komisioni për Sterilizmin dhe Check rinisi sërish me debate, pas një pushimi gati 1 orë e gjysmë. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi tha se gjatë pushimit Ilir Beqaj zhvilloi takime personale me deputetë të mazhorancës, ndërsa tha se ai futi në Kuvend materiale të forta.
Sipas Vokshit kjo është diçka e paprecedent. Ajo tha se për këtë ngjarje ka njoftuar Kryetarin e Kuvendit, ministrin e Drejtësisë, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gardën dhe ministrin e Brendshëm sepse shtetasi Beqaj kur ka hyrë në sallën e Komisionit është lejuar që të fusi në ambientet e kuvendit materiale të forta.
Teksa e cilësoi rastin e ish-ministrit skandaloz, Vokshi tha se si mundet që garda të mos kontrollojë Ilir Beqajn, ndërsa ajo vetë dhe deputetet e opozitës i janë nënshtruar kontrolleve të gardës akoma edhe për një parfum.
“Mua më ndalon Garda dhe u lejoka Ilir Beqaj, unë jam dhunuar fizikisht nga Garda, më kanë hedhur nga shkallët”, tha Vokshi.