Supermodelja me famë ndërkombëtare Anxhela Martini, e cila e ka zhvilluar karrierën e saj në Shtete e Bashkuara të Amerikës, prej kohësh ka qenë në një lidhje me miliarderin rumun Dragos Savulescu. Modelja ka njoftuar të gjithë fansat e saj me anë të një njoftimi në rrjetet sociale se ka kurorzuar dashurinë me njeriun e ëndrrave të saj.
Në fotot e postuara prej saj duket një nuse aspak e zakonshme e veshur me të zeza dhe transparente.
“Mbrëmjen e kaluar, sapo u martova me njeriun e ëndrrave të mia !!! Jeta jonë është një film dhe ne guxojmë të jetojmë ashtu siç duam! Pra kaq të pazakontë, kaq të çmendur!” shkruan ajo.(M.Q/Faxweb)