Mesfushori i kombëtares spanjolle David Silva ka dhënë pasditen e kësaj të hënë, lajmin se do të tërhiqet nga Kombëtarja. Me anë të një deklarate 32-vjeçari shkruan se preferon që të fokusohet tani e tutje te ekipi i tij i Mançester Sitit.
Silva ka luajtur 125 ndeshje me Spanjën, dhe ka shënuar edhe 35 gola, ku ka fituar edhe një Kupë Bote dhe 2 Kampionate Europiane. Ai është golashënuesi i katërt më i mirë i kombëtares spanjolle.
“Jam i lumtur për çdo gjë që kam arritur, kam jetuar dhe kam ëndërruar për një ekip që do të mbahet mend gjithmonë dhe i kam dhënë fund një historie të mbushur me emocione për të gjitha momentet që vijnë në mendje, si figura e Luis Aragonés, një mësues që kurrë nuk do të harrojmë …” – shkruhet nder te tjera ne letren e David Silvës.
(M.Q/Faxweb)