Këto muajt e fundit kanë qenë të mbushur me bashkëpunime midis këngëtarëve në tregun muzikor shqiptar.
Ndërkohë një bashkëpunim vërtët i veçantë dhe i papritur është ai midis Alban Skënderajt dhe Noizyt. Të dy i përkasin rrymave shumë të ndryshme muzikore, megjithatë duket se ata mund të përshtaten më së miri mes tyre.
Të dy artistët kanë publikuar në ‘Instagram’ një pjesë të këngës që quhet “Drejt suksesit” dhe kanë njoftuar se do të publikohet ditën e nesërme. Ky bashkëpunim pritet të ketë një shikueshmëri shumë të lartë, duke ditur që si Albani dhe Noizy kanë shumë fansa në të gjitha trojet shqiptare.