04:49 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E para femër Gjenerale në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në krye të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (VIDEO)

18:05 | 13/12/2016
në Aktualitet
0
E para femër Gjenerale në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në krye të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (VIDEO)

Në historinë e saj 104-vjeçare, Ushtria shqiptare ka më në fund të parën femër me gradën “gjeneral”. Më datë 16 Nëntor ajo u dekretua nga presidenti i Republikës Bujar Nishani, pas propozimit të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu ka lindur në Peshkopi në vitin 1965 dhe në 32 vite karrierë në Forcat e Armatosura ka mbajtur mbi supe të gjitha gradat.

Ajo është emëruar në krye të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS). Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në mjediset e auditorit të Ministrisë së Mbrojtjes ishin zëvendësministri z. Petro Koçi, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Dedë Prenga, komandantja e re e KDS gjeneral brigade Manushaqe Shehu, komandantë forcash, si dhe drejtorë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Zëvendësministri Koçi, në fjalën e tij përshëndetëse, shprehu kënaqësinë dhe privilegjin për prezantimin e komandantes së re të KDS gjeneral brigade Manushaqe Shehu.

“Unë mendoj se në këtë rast me të vërtetë është bërë histori, jo vetëm në procesin e gradimit të gjenerales Shehu, por edhe në emërimin në një strukturë të rëndësishme të FA. Prandaj në emër të ministres së Mbrojtjes Kodheli, Shtabit të Përgjithshëm, i urojmë suksese gjenerales Shehu në këtë detyrë të re.”, tha Koçi, i cili shprehu besimin për punën e gjeneral brigade Shehut në krye të institucionit të vetëm ushtarak në vend.

Nga ana e saj, gjeneral brigade Manushaqe Shehu u shpreh shumë e nderuar që merr detyrën e Komandantit të Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe vlerësoi punën e paraardhësit të saj në këtë detyrë, gjeneral brigade Dedë Prenga. 

“Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe strukturat e saj vartëse do të jenë të angazhuara maksimalisht në përmbushjen e përgjegjësive të tyre për t’i dhënë një impuls të ri punës për realizimin e misionit dhe detyrave të ngarkuara. Kam besim të plotë se me disiplinën, profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjithë efektivave të KDS, me vizionin dhe mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm si dhe mbështetjen e përhershëm të familjes sime, do ta përmbush me sukses detyrën e re”, tha Gjenerale Shehu.

KARRIERA E GJENERALES SË PARË SHQIPTARE:

Pas përfundimit të studimeve në Akademinë e Lartë të Oficerëve Tiranë, në vitin 1984, emërohet shefe Logjistike ne Brigadën e Peshkopisë.

Gjatë viteve 1989- 1994, përfundon Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës.
Në vitin 1991 merr gradën kapiten i Parë. Që nga fillimet e karrierës së saj ushtarake deri në vitin 2000 ka punuar në detyra të ndryshme në fushën e logjistikës, financës etj.

Gjatë viteve 2000-2002 punon në ekipin amerikan të Departamentit të Mbrojtjes të USA, pranë MM, si përkthyese, njëkohësisht kryen studime pasuniversitare (Kursin Themelor të Oficerit në Shtab), në Akademinë e Mbrojtjes, Tiranë.

Në vitin 2003 merr gradën major. Gjatë kësaj periudhe, ka qenë nismëtare e disa projekteve për ristrukturimin e FA dhe anëtare e bordit të kompanisë Amerikane SAIC për ndryshimin e strukturave të FA, si dhe anëtare e bordeve drejtuese të ndryshimit të disa rregulloreve të logjistikës në FA.

Ne vitin 2004-2005, përfundon shkollën logjistike ADAMS P&P në Francë si dhe Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm Spiro Moisiu në Tiranë.

Në vitin 2006 merr gradën nënkolonel. Nga 2007 deri në vitin 2011 ka asistuar ish-presidentin e RSH Bamir Topi në pozicionin e këshilltarit për sigurinë.

Gjatë kësaj periudhe përfundon studimet në Kolegjin e Lartë Rajonal të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, Tiranë.

Është autore e disa botimeve si dhe ka marrë pjesë në kurse dhe trajnime në vende të aleancës dhe partnere.

Në vitin 2010 përfundon Masterin Shkencor MND në fushën Sigurisë Kombëtare dhe po në këtë vit merr gradën kolonel.

Gjatë karrierës së saj znj. Shehu është dekoruar me urdhra e medalje të ndryshme nga ministri i Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm.

Ajo është pjesëmarrëse në stërvitje të përbashkëta me vende anëtare të NATO-s dhe po ashtu aktiviste dhe drejtuese e nismave në ndihmë të grave ushtarake dhe civile të FA dhe të rajonit.

Më 2012 emërohet drejtoreshë në Shtabin e Përgjithshëm.

Që prej 1 nëntorit të këtij viti është komandante e Akademisë së Nënoficerëve, detyrë të cilën vijon ta ushtrojë.

 

Etiketa: FAgjeneral brigadekomanda e doktrinesmanushaqe shehuvideo
Pas

5927 ekzekutime në emër të “Luftës ndaj Drogës”, Presidenti i Filipineve nuk ndalet as për festa

Para

Bie zjarr në ish- magazinën e shtetit në Milot, rrezikohet zona pyjore

Para
Bie zjarr në ish- magazinën e shtetit në Milot, rrezikohet zona pyjore

Bie zjarr në ish- magazinën e shtetit në Milot, rrezikohet zona pyjore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.