Lideri historik i PD-së Sali Berisha prej dy ditësh pas zgjedhjeve të 25 qershorit nuk ka bërë asnjë koment.
Ai nuk ka postuar madje asgjë në profilet e tij në rrjetet sociale ku ai është shumë aktiv zakonisht. PD-ja e drejtuar prej mëse 20 vitesh prej tij, në zgjedhjet e 2017-ës ka shënuar një humbje më të madhe se viti 2013.
Sivjet PD është ndarë me vetëm 43 mandate në rang republike.
Pritet me interes një koment i Sali Berishës teksa kryetari i PD-së Basha foli në daljen e tij publike ku tha se përgjegjësia ishte e tij por se “ngrinte” kështu funksionet e kryetarit për të shkuar drejt zgjedhjeve pa dhënë dorëheqjen.
(M.D/Shuplaka)