Ish kryetari i bashkisë Carlo Nicoli ka lënë katër milionë euro trashëgimi në Bashkinë e Fornovos San Giovanni.
Ish kryetari i bashkisë vendosi që tu lërë trashgiminë të gjithë bashkëqytetarët të tij.
Ishte kryetari aktual i Fornovo San Giovanni që njoftoi lajmin gjatë mbledhjes së këshillit duke i befasuar të gjithë.
Nicoli, i cili vdiq në dhjetor 2016, la dy milion e gjysëm euro në para të gatshme, aksione dhe letra me vlerë, plus tre apartamente në Bergamo, një në Treviglio, tokë dhe një rezidencë në Fornovo: të përgjithshme rreth katër milionë euro.
U deshën dy vjet e gjysmë dhe një proces i gjatë burokratik për të formalizuar dhe cilësuar madhësinë e trashëgimisë.
(M.Q/Faxweb)