08:37 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E pazakontë/ Ja kush është planeti ku një vit zgjatë vetëm 20 ditë

23:43 | 13/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha, Teknologji & Kuriozitete
0
E pazakontë/ Ja kush është planeti ku një vit zgjatë vetëm 20 ditë

Zbulimi i pazakontë i një planeti u realizua nga një ekip i shkencëtarëve indianë. Është hera e parë që gjendet një planet që orbiton një yll shumë të ngjashëm me Diellin. Planeti është pagëzuar me emërtimin EPIC 211945201b ose K2-236b dhe është mjaft i madh, rreth 27 herë më i madh se Toka.

Ky zbulim e vendos Indinë mes vendeve të pakta që konfirmojnë ekzistencën e një planeti jashtë sistemit tonë diellor. Lokalizimi i eksoplanetëve nuk është një risi në ditët tona. Në fakt janë konfirmuar më shumë se 3700 të tillë, pjesa më e madhe janë zbuluar dhe konfirmuar nga teleskopi Kepler i Nasës. Ky planet kohët e fundit u zbulua edhe nga Kepleri si një kandidat për planet, por ishte ekipi i shkencëtarëve indianë që konfirmuan ekzistencën e planetit dhe jo një kometë, apo ndonjë objekt astronomik.

Ekspertëve iu desh 1 vit e gjysëm në Observatorin Gurushikhar të PRL-së në Mount Abu, Indi duke studiuar ndryshimet e dritës që vinin nga ylli i planetit dhe konfirmuan masën e tij. Planeti orbiton një yll të ngjashëm me Diellin, por është 7 herë më afër yllit të tij se Toka me Diellin, çka do të thotë se temperatura mund të shkojë 600 ºC dhe madje shumë i nxehtë dhe i thatë për të patur jetë.

Për pasojë një vit në këtë planet zgjat afërsisht 19.5 ditë. Ka një masë rreth 27 herë masën e tokës dhe vlerësohet se rrezja është 6 herë më e madhe. Megjithatë të dhënat fotometrike të K2 nuk dhanë konfirmimin e natyrshëm planetar të këtij sistemi, kështu që një vlerësim i pavaruar i masës ishte i nevojshëm për këtë zbulim që u realizua nga spektografi PARAS. Edhe pse mundësitë e gjetjes së shenjave të jetës janë të pakta për K2-236b, astronomët sinjalizojnë se gjetja e tij është shumë domethënëse sepse ndihmon astronomët të gjejnë më shumë detaje sesi planetë të këtij lloji si Neptuni apo Saturni janë të aftë të formohen aq afër yllit të tyre.

Pas

Video/ Protesta për teatrin, thirrja e Bujar Asqeriut: Jeni të ftuar për t’u thënë grabitqarëve…

Para

Beteja në fronte të shumëfishta/ Rritet tensioni për arritjen e kompromisit të Brexit, çfarë kërkon May

Para
Beteja në fronte të shumëfishta/ Rritet tensioni për arritjen e kompromisit të Brexit, çfarë kërkon May

Beteja në fronte të shumëfishta/ Rritet tensioni për arritjen e kompromisit të Brexit, çfarë kërkon May

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tatimet nisin hetim për 33 milionë euro të padeklaruara nga influencues në rrjetet sociale

Rinumërimi në Tiranë vijon në ditën e 7-të, hapen 771 kuti votimi deri tani

Trump akuzon mediat amerikane për rrjedhjen e informacioneve sekrete

“Bombardoni Iranin”/Trump publikon foton e avionëve B2, “përbindëshat e qiellit”

Dita e dytë e samitit të NATO-s në Hagë: Mblidhet Këshilli i Aleancës me liderët e vendeve anëtare (Axhenda)

28 mijë nxënës nisin sot testimin e Matematikës në Minimaturë

Armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit sjell lehtësim në tregjet globale, por paqartësitë mbeten

Akuza për spiunazh për Izraelin, Irani kryen tre ekzekutime

Shpresë për armëpushim Izrael-Iran: Komentet pozitive nga i dërguari i Trump

Starton zbatimi i Paketës së Maleve,caktohen zonat me përparësi zhvillimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.