22:07 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E pazakontë/ Mjekët në Kanada protestojnë kundër rritjes së rrogës

17:24 | 08/03/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
E pazakontë/ Mjekët në Kanada protestojnë kundër rritjes së rrogës

Më shumë se 500 doktorë si dhe 150 studentë të mjekësisë në Kanada kanë nënshkruar një letër publike për të protestuar rritjen e pagave të tyre.

“Ne, doktorët e Quebec-ut, që besojmë në një sistem publik të fuqishëm, kundërshtojmë rritjen e fundit të pagave të negociuara nga federatat tona mjekësore” shkruhet në letër.

Grupi i doktorëve shprehet se ata janë të ofenduar që ata morën rritje pagash në një kohë kur infermierët dhe pacientët kanë vështirësi.

“Këto rritje pagash janë shokuese pasi infermieret tona, nëpunësit dhe profesionistë të tjerë po përballen me kushte pune të vështira, ndërsa pacientët tanë jetojnë me mungesën e aksesit ndaj shërbimeve të kërkuara për shkak të shkurtimeve drastike gjatë viteve të fundit dhe centralizimin e pushtetit në Ministrinë e Shëndetësisë” shkruhet më tej në letrën e tyre.

Doktorët dhe studentët e mjekësisë kërkojnë që paratë që janë përdorur për rritjet e pagave të tyre të kthehen në sistem.

“Ne besojmë se ekziston një mënyrë për të shpërndarë burimet e sistemit shëndetësor të Quebec-ut për të promovuar shëndetin e popullsisë dhe për të përmbushur nevojat e pacientëve. Ne doktorët e Quebec-ut kërkojmë që rritjet e pagave të doktorëve të anulohen dhe që burimet e sistemit të shpërndahen për të mirën e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe për të ofruar shërbime shëndetësore për popullin e Quebec-ut” vijon më tej letra e tyre.

Një doktor në Kanada paguhet mesatarisht 260,924 $ (339,000 $ kanadezë) në vit për shërbimet klinike nga Ministria e Shëndetësisë, sipas një raporti të Institutit Kanadez për Informacionin Shëndetësor të publikuar në shtator të 2017. Doktori i familjes paguhet mesatarisht 211,717 $ (275,000 $ kanadezë) për shërbimet klinike ndërsa një kirurg specialist paguhet 354,915$ (461,000 $ kanadezë), sipas të njëjtit raport.

Sakaq kostoja e shkollës mjekësore në Kanada subvencionohet nga qeveritë e provincave, sipas Shoqatës së Fakulteteve të Mjekësisë të Kanadasë.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: kanadamjekeproteste
Pas

Gjendet një kufomë e dekompozuar në Fier, dyshimet e para të policisë (VIDEO)

Para

“Kur të pihet të pihet, qejfi bëhet ves dhe vesi del me shpirtin!”, deputeti i PD-së ironizon Vlahutin dhe Mogherinin

Para
“Kur të pihet të pihet, qejfi bëhet ves dhe vesi del me shpirtin!”, deputeti i PD-së ironizon Vlahutin dhe Mogherinin

"Kur të pihet të pihet, qejfi bëhet ves dhe vesi del me shpirtin!", deputeti i PD-së ironizon Vlahutin dhe Mogherinin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.