Sot opozita zhvilloi paqësisht protestën e paralajmëruar me bllokimin e rrugëve por nuk pati incidente. Komentuesit janë kapur me kryeministrin Rama pikërisht me këtë fakt, ky ky i fundit nuk e ka pritur shumë mirë.
“E pe si protestojnë të djathtët pa dhunë, konform të gjitha normave demokratike”,-shprehet njëri nga komentuesit në profilin e kryeministrit të vendit.
Rama nuk ia ka kursyer një përgjigje komentuesit normalisht si gjithmonë me doza ironie për demokratët.
“Të marrsha të keqen unë ty, për të djathtën tënde që ka përfunduar rrugëve njësoj si rrugët që la rrugëve kur ishte në qeveri ?”,- thotë Rama. (M.D/ Shuplaka)