Një 66-vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:55, në aksin rrugor Seman – Fier.
Si pasojë e aksidentit Ramiz Kajolli ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier, ndërkohë që autori i ngjarjes është larguar me shpejtësi duke e lënë të palgosurin në mes të rrugës.
Sipas njoftimit të policisë Kajolli, banues në Dermënas, ka qënë duke lëvizur me biçikletë në kohën kur një automjet ende i pa indetifikuar e ka përplasur.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe për të identifikuar autorin.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:55, në aksin rrugor Seman – Fier, një mjet i pa identifikuar duke lëvizur në rrugë ka aksidentuar shtetasin R.K, 66 vjeç, banues në Dermënas, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi R.K i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e mjetit që është larguar, dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.