Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë. Mësohet se një konkurrente për Miss Francë është përplasur nga një traktor teksa ecte me biçikletë.
Mësohet se 22-vjeçarja Morgane Rolland është përplasur nga një traktor, ndërsa ecte me biçikletë përgjatë një rruge rurale në rajonin Loire.
Po ashtu e ditur bëhet se ajo teksa po përpiqej për të shmangur një makinë u godit nga traktori.
E ditur bëhet se biçikleta e saj u kap nga traktori dhe përfundoi nën rrota.
22-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital me helikopter, por kishte ndërruar jetë rrugës.