13:41 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E përqeshi në emision, Dash Shehi i përgjigjet Ramës: Jashtë Europe nuk na la rakia, as kokaina që pi ti

12:35 | 04/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
E përqeshi në emision, Dash Shehi i përgjigjet Ramës: Jashtë Europe nuk na la rakia, as kokaina që pi ti

Dash Shehi i është përgjigjur fyerjes së bërë mbrëmë në një emision televiziv nga ana e kryeministrit Edi Rama. Kreu i LZHK-së u shpreh për gazetaren e Fax News Jonalda Zelka se Edi Rama është drejt fundit të tij politik, dhe për këtë tashmë është bërë agresiv dhe merret me sulme personale.

Shehi tha se ai nuk do të bjerë pre e lojës së Edi Ramës, për t’u përplasur për çështje banale, dhe jashtë europës nuk të lë rakia, por korrupsioni dhe grabitja që banda e tij iu ka bërë shqiptarëve.

“Jam mësuar nuk është hera e parë që e bën. Jashtë europës nuk të lë rakia, por na lë krimi dhe korrupsioni i këtij njeriu bashkë me bandën e tij. Ne nuk merremi as me rakinë, as me ato që ai vesh, apo me kokainën që pi, ne do të flasim për gjëra serioze.

Unë nuk do të merrem ndonjëherë me jetën e tij personale, ishalla po hudhet nga ballkoni, unë do të merrem gjithnjë me shqiptarët dhe varfërinë që ky po u shkakton atyre. Kur të ikë nga politika le të shajë sa të dojë, zoti kryeministër në historinë e Shqipërisë ju më rezultoni që jeni hajduti më i madh, për këto të tjerat të përgjigjemi sa të duash.

Se kush është ky e di gjithë Shqipëria, se kë kemi për familje, kë kemi për grua, e dinë të gjithë njerëzit. Ky është njeriu që kriminalizoi Shqipërinë, ky është njeriu që po bën që të na largohen fëmijët jashtë vendit.

Ka pasur një shprehje të vjetër që thoshte të rëntë hasmi i mirë, dhe vërtetë që duhet të jetë edhe sot kjo shprehje, se përballë kemi një njeri që nuk reflekton.

Termat opozitë parlamentare dhe joparlamentare i ka shpikur vetë Edi Rama, ne dolëm nga parlamenti, se e quajtëm atë të pavlefshëm. Grupet që janë sot në Kuvend janë krijuar nga Rama, ata vetë mund të përdoren sipas intersave të Ramës. Nuk mund të ndjekim këtë vizatim persvers që Edi Rama i ka bërë opozitës dhe Kuvendit”, u shpreh Shehi.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: dash shehidashamir shehi
Pas

Donika Prela përjashtohet nga votimi për anëtarin e KLP-së, ja çfarë ndodhi në sallë

Para

Presidenti Meta i përgjigjet Venecias, 10 pyetjet për presidentin Buquicchio

Para
Meta letër Presidentit të Komisionit të Venecias: Më shqetëson integriteti i tij

Presidenti Meta i përgjigjet Venecias, 10 pyetjet për presidentin Buquicchio

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Farsa elektorale e zhveshi lakuriq Altin Troplinin! Ndaj dhe një nga rekomandimet e Këshillit të Europës është reformimi i Skapit të partisë

Skandali 36 mijë euro/ Berisha: Endri Fuga mori avionin në dispozicion për Edi dhe Linda Ramën! Kjo aferë mbrohet nga Altin Troplini

Vijojnë operacionet për kapjen e shtetasve që transportojnë emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për t’iu dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Mbushja e kutive të votimit/ Berisha: PD deklaron se këto zgjedhje janë të paligjshme dhe nuk do të njihen

Berisha publikon të tjera të dhëna tronditëse: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

Shkodër/ Arrestime dhe procedime për mashtrim me viza, drejtim në gjendje të dehur, kanosje dhe vepra të tjera penale

‘Ramaduro’ përhapet në mediat e mëdha të Uashingtonit/ Berisha: Farsa elektorale është çështje kryesore edhe në Asamblenë e Këshillit të Europës

Vetëvaret 72-vjeçari në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, punonte si roje në një pallat

Halit Valteri zbulon detaje të reja: “Genci Maloku më tregoi kush vrau djalin e tij”

Fier-Lushnjë: Arrestime për drogë, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe konflikte familjare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.