23:36 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E persekutuara rrëfen kalvarin e vuajtjeve gjatë regjimit komunist dhe zhgënjimin pas rënies së tij, Basha: Jeni pasqyra e shpirtit të Kombit

16:00 | 25/04/2025
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
E persekutuara rrëfen kalvarin e vuajtjeve gjatë regjimit komunist dhe zhgënjimin pas rënies së tij, Basha: Jeni pasqyra e shpirtit të Kombit

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, për të folur rreth vuajtjeve që kanë përjetuar ish-të përndjekurit politik gjatë periudhës së diktaturës, ka zgjedhur të bëjë një bisedë ballë për ballë me zonjën Lindita Protoduari, e cila vjen nga një familje e persekutuar.

Lindita Protoduari tregoi se si familja e saj dhe në veçanti babai, kaloi përmes tmerrit të regjimit komunist, vetëm sepse ishte i biri i Myslim Kodrasit. “Gjyshi im është Myslim Kodrasi. Ka shpërthyer burgun e Gjirokastrës në atë kohë dhe ka marrë 101 plumba në ballë. Dhe asaj kohe i thoshin “Çalanoku i Kodrasit”. U pushkatua, la tre fëmijë. Babai im u arrestua në ’71, unë kam qenë 6 vjeçe” – tha Protoduari.

Ajo ndau në bisedën me Bashën disa nga vuajtjet e babait dhe sakrificat e nënës së saj për t’i mundësuar takimin me të atin në burgun famëkeq të Spaçit.

“Kur ka dalë në gjyq, kalama mbaj mend, një i vdëekur ka pas çehre, po babai im jo. Edhe një dyshek që ia kishin çuar, e ka marrë mami im tek gjyshi lekët, nuk ia kishin dhënë për të shtrirë kockat në birucë, por flinte në çimento. Kalonim rrugë, flinim në Reps, në rëshen dhe hipnim mbi saurelat e kromit. Dhe kishim kërkuar një takim special me babain, meqë mami na merte neve një herë mua një herë vëllain. Nuk na lanë në takim special, kemi fjetur gjithë natën në barakë, uji shkonte nën të. Kishim një dërrasë, mami ka hequr kapotën nga krahët e saj dhe më ka mbuluar mua. E shikoja që dridhej gjithë natën, dëgjonim britma. Kam qenë 9 vjeç në atë kohë, me zi prisja të gdhihej mëngjesi se më kishte marrë aq shumë malli. Më përpara, para nja katër ditësh, kishte ndodhur një revoltë në Spaç, nuk na lanë as tek ajo dritarja që të takoheshim. Edhe i thotë gardianit babai im; aman i thotë më lërë t’i marrë erë vajzës në gushë, pa le të vdes tani, më pushkatoni. Nuk na la. Iu luta aq shumë sa nuk na la. Edhe ajo skenë nuk do më harrohet gjithë jetën e jetës, në breza me radhë. Ai zgjati buzët në tela me gjëmba dhe embuloi gjaku. Unë atë gjakun e atij nuk do ta harroj deri kur të vdes e t’i shkoj pranë. E mbuloi gjaku. E kanë tërhequr zvarrë babain tim, edhe u dënua përsëri në burg” – tha më tej Lindita.

Në rëfimin e saj është edhe zhgënjimi pas rënies së diktaturës dhe me ardhjen e demokracisë, e cila dinjitetin e mohuar të atyre viteve nuk e ka gjetur ende sot. Ndërsa shpresën që e drejta e babait dhe familjes së saj të shkojë në vend, e sheh tek Koalicioni Euroatlantik.

“Babai doli në 91-in. Mua më ka gjetur të martuar, me burin që e kam sot. Dhe nga ana e burrit, jam më keq se nga ana ime, të persekutuar. Edhe sot im shoq ka marrë vetëm dy këste nga djersa e babait. Nuk është që të marrë djersën e babait, por të marri moralin që na takon. Të marrim ato vuatjet e fëmijërisë tonë, të marrim dinjitetin e prindërve tanë, të marrim dinjitetin atyre që na kanë pushkatuar. Prandaj sot kam moralin të të them që shtëpia jonë je vetëm ti dhe do luftojmë sa të kem jetën për Lulzim Bashën” – u shpreh më tej ajo.

Pasi dëgjoi refimin e Lindita Protoduari, Basha e falënderoi për guximin që si ajo dhe shumë zonja e zotërinj të tjerë vuajtjet nuk i kanë heshtur. Ai tha se këta individ janë pasqyra e shpirtit të Kombit dhe është privilegj i Koalicionit Euroatlantik që të luftojë për borxhin e pashlyer ndaj ish- të përndjekurve politik.

“Unë ju falenderoj për këtë zemër të jashtëzakonshme që keni, sepse vuajtjet jo vetëm që nuk ju kanë heshtur, por ju kanë fisnikëruar dhe jeni padiskutim pasqyra e shpirtit të Kombit, e pjesës më të mirë të shpirtit të Kombit. Dhe unë e kam për krenari dhe privilegj të jem në krahun tuaj, e të luftoj me ju, për ju, për të përndjekurit politik dhe për çlirimin e shoqërisë shqiptare nga makthi i një borxhi të pashlyer. E për këtë, më keni dhe do më keni në krah derisa ky të quhet një mision i relizuar. Faleminderit shumë!” – tha Basha.

Pas

Zgjedhjet nisin nga jashtë/ Vota e diasporës në qendër të vëmendjes (video)

Para

150 mijë vetë në homazhe për Papën, mbërrijnë delegacionet e para për varrimin e Atit të Shenjtë

Para
150 mijë vetë në homazhe për Papën, mbërrijnë delegacionet e para për varrimin e Atit të Shenjtë

150 mijë vetë në homazhe për Papën, mbërrijnë delegacionet e para për varrimin e Atit të Shenjtë

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.