17:51 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E përshëndeti me dorë dhe më pas e vrau, zbardhen detaje tronditëse nga ekzekutimi i avokatit

12:18 | 24/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Atë jetë du me ba”, gazetari tregon planet e avokatit që u ekzekutua: Ishte interesant dhe i lexuar…

Në një kohë ku policia nuk ka asnjë të dyshuar për ekzekutimin e avokatit, Ravik Gurra, në një kafe në qendër të Elbasanit, nga rindërtimi i ngjarjes dalin në dukje disa detaje tronditëse.

Për ekzekutimin e 50-vjeçarit, ashtu sikurse jemi në djeni deri tani nga informacionet e policisë, autori i maskuar me një kapele ka përdorur një pistoletë me silenciator. Ndërsa për të kryer aktin ai i është afruar qetësisht Gurrës, e ka qëlluar pas koke dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Mirëpo një detaj që tronditës është dhe fakti se pas ekzekutimit, autori, për të mos krijuar dyshime, në momentin që është drejtuar për te tavolina ku qëndronte Gurra, me një gjakftohtësi e ka përshëndetur me dorë. Kamerat e sigurisë kanë arritur të kapin autorin, por Policia dhe Prokuroria deri tani nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë identifikimin e tij.

Ravik Gurra, babai i dy fëmijëve, prej vitesh bënte një jetë mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, ku jetonte bashkë me familjen që prej vitit 1998. Dy çështjet më të rëndësishme që 50-vjeçari ka mbrojtur lidhen me fisin Çapja në Elbasan si dhe Emiljano Shullazin në Tiranë. Përveç Shqipërisë, Gurra ushtronte profesionin e avokatit dhe në Angli, ku kishte themeluar një zyrë avokatie të  quajtur “Gurra & D”, ku kryesisht merrej me çështje të emigrantëve shqiptarë.

Hetimet për zbardhjen e vrasjes së Gurrës i kanë kaluar Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë, duke qenë se bëhet fjalë për ekzekutim të funksionarëve publikë. Ndërkohë grupi hetimor që po punon për zbardhjen e ekzekutimit të tij, por ende nuk ka një të dyshuar konkret për ngjarjen.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur aq shpejtë saqë as miqtë e tij dhe dëshmitarë të tjerë aty rrotull nuk kanë arritur dotë të kuptojnë gjë, por që kanë menduar se avokatit i ka rënë të fiktë derisa kanë vënë re gjakun në tokë, moment kur dhe kanë kuptuar që ai është vrarë.

Ravik Gurra, me profesion prej 10 vitesh avokat, u qëllua me dy plumba në kokë, ndërsa ishte ulur për një  kafe në një lokal bashkë me një përfaqësues të Avokatit të Popullit.

Pas

Shpërthen Çlirim Gjata: Si u vendos shteti në shërbim të ish-trafikantit Alizoti

Para

E shkarkuan nga detyra, shpërthen Ylli Dylgjeri: 15 simptomat klinike të psikopatisë

Para
E shkarkuan nga detyra, shpërthen Ylli Dylgjeri: 15 simptomat klinike të psikopatisë

E shkarkuan nga detyra, shpërthen Ylli Dylgjeri: 15 simptomat klinike të psikopatisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jep doreheqjen shefi i komisariatit te Himares Neritan Buzi

U la jashtë nga Silvinjo, portieri motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë

Milano/ Policia arreston katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

I “tradhtoi” GPS/ Zbulohet emri i shqiptarit të arrestuar një ditë më parë në Itali që furnizonte me drogë zonën e Puglias, korruptoi një karabinier

Trump: Shpresoj që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të mos eskalojë në një konflikt bërthamor

Nga mesfushori i Lecces te futbollisti që u grumbullua për herë të parë, ja katër lojtarët që do e ndjekin nga tribuna ndeshjen Shqipëri-Serbi

Turisti gjerman rrëzohet në alpet e Valbonës, Policia i vjen në ndihmë

Shkëmbimi i të burgosurve, Rusia akuza Ukrainës për shtyrjen e papritur të marrëveshjes

HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

Tërmet i fuqishëm 5.3 ballë godet Greqinë, epiqendra zbulohet në Selanik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.