Një plagosje me armë zjarri është regjistruar rreth orës 19:00 të mbrëmjes së ditës së premte në fshatin Poshnje në Urë-Vajgurore. Plagosja ndodhi në një lokal të quajtur “Kështjella”,lokal që është në pronësi të dajës së 33-vjeçarit të plagosur, kanë konfirmuar burimet për Fax News dhe Faxweb.al.
Mësohet se autori që kishte një kapuç në kokë është afruar me shpejtësi në oborrin e lokalit ku ndodhej Iljaz Ismaili dhe pasi ka qëlluar disa herë drejt tij është larguar nga vendngjarje me një automjet në drejtim të Lushnjes.
I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat,me plagë të rënda.Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se,i plagosuri Iljaz Ismaili ka marrë një plumb në anën e majtë të gjoksit dhe një tjetër plumb në këmbë.
Sipas mjekëve,i plagosuri,pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,pasi gjendja e tij është e rëndë.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje,për të kqyrur vendin ku ndodhi plagosja dhe për të pyetur edhe dëshmitarët që ndodheshin gjatë momentit të plagosjes.Nga ana e policisë janë kqyrur edhe kamerat e sigurisë,nga ku ka rezultuar se makina e autorit është larguar në drejtim të qytetit të Lushnjes.
Ende nuk dihet identiteti i autorit të ngjarjes,ndërkohë që policia po punon për identifikim dhe kapjen e tij.Mësohet se i plagosuri nuk ka pasur konflikte në Shqipëri pasi pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Angli,prej edhe nga kishte ardhur para disa ditësh.
Nuk dihet ende shkaku i plagosjes së 33-vjeçarit,që paraprakisht mendohet se mund të ketë lidhje me konflikte apo prishje pazaresh jashtë vendit.