Një fëmijë 8-vjeç është rrëmbyer paraditen e sotme në fshatin Greçalli në Fier nga komshiu i tij monstër, që nuk ka ngurruar ta vrasi mizorisht dhe ta groposë më pas.
Bëhet fjalë për 38 vjeçarin, Klodian Çalamani, një njeri problematik në zonën e Fierit, i cili në vitin 2012 kishte rrëmbyer një vajzë dhe e kishte torturuar, por fatmirësisht nuk e kishte vrarë.
Mirëpo fati nuk ka qenë me vogëlushin 8-vjeç, i cili pasi u mbajt i mbyllur per disa ore, monstra e ka vrarë dhe e ka groposur në oborr, madje duke e mbuluar me baltë dhe gjethe.
I mituri duhej të kthehej nga shkolla në shtëpi, si çdo fëmijë tjetër, mirëpo, i çmenduri i ka dalë në rrugë dhe i ka marrë jetën në lule të fëmijërisë.
Ka qene bicikleta e femijes ajo qe ka cuar policine drejt vendit te ngjarjes, nderkphe autori mesohet se ka pranuar krimin para hetuesve: “Po une e mora ne shtepi, e vrava dhe e groposa”.
Ajo që mbetet mjaft shqetësuese është fakti, si një njeri i tillë, i cili paraqiste rrezikshmëri në shoqeri, u la i lirë dhe nuk mori askush masa ndaj tij, por u desh të humbte jetën një vogël që ai të vihej në pranga.
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.
Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.
Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.
(E.H/Faxweb.al)