Fax news ka zbardhur të plotë dëshminë kontrollores Flora Ndreca, e cila mbahet e ndalur prej pothuajse dy ditësh, pas situatës së krijuar në Rinas, ku si pasojë e paaftësisë të përkohshme që shpallën një pjesë e mirë e punonjësve të Albcontroll, i ndërprenë fluturimet për 2 ditë.
Ndreca ka sqaruar të gjithë dinamikën e krijuar, dhe sesi ajo dhe katër kolegë të saj janë shkarkuar nga puna, vetëm për shkak se shpallën gjendjen e paaftësisë së përkohshme për punë. Ndreca pyetet dhe nëse ka ndikuar te kolegë të tjerë, por edhe se me kë shoqërohej në takimin që ka pasur me presidentin Meta.
Pyetje: Nga kqyrja e aparatit tuaj celular, në rubrikën Whatsapp, rezulton se nga komunikimi yt me sms, me shtetasin Muhin Mezini (i regjistruar ne telefonin tuaj me emrin Mimi, sipas deklarimit tënd), me detyrë supervizor i turnit, më datën 01.04.2021 i keni dërguar një sms me këtë përmbajtje “Presim, të hënën përgatisim hapat pastaj”.
Ndërkohë në deklarimin e dhënë sot përpara nesh, keni deklaruar se nuk keni patur dijeni ne lidhje me deklartatat e paaftësisë të kolegëve tuaj, ndër to dhe të Supervizorit të turnit Muhin Mezini, deri në momentin kur jeni thirrur dhe ju është komunikuar fillimisht e verbalisht ndërprerja e mardhenjeve të punës dhe më pas po në praninë tende ju është komunikuar verbalisht nderprerja e marrëdhenjeve të punës dhe 4 katër kolegëve tuaj? Çfarë keni për të na thënë në lidhje me këtë?
Përgjigje: Sic e kam shpjeguar dhe me sipër, situata e krijuar që prej nje viti, pra ulja e pagës në mënyre të njëanshme, mungesa e dialogut social dhe indiferentizimi i treguar nga institucionet ligjzbatuese dhe situata ishte e pritshme. Përsa i përket deklaratës së paaftësisë së përkoheshme të plotësuar nga Muhin Mezini, po deklaroj se une me Muhinin kemi diskutuar në lidhje me situatën e krijur, pra stresin e krijuar dhe kisha dijeni se dhe Muhini do plotësonte deklaratën e paaftësisë të përkoheshme, si dhe për kolegë të tjerë isha në dijeni, pasi situata nuk mbante më.
Pyetje: Keni gjë tjetër për të thënë?
Përgjigje: Gjë tjetër nuk kam për të thënë. Përsa thashë më sipër janë të vërteta, janë thëniet e mia dhe pasi i lexoj i firmes pa verejte. Në rastin tim unë kam përzgjedhur skemën e kompetencës, kam tërhequr formualarin që më duhej dhe para se të plotësoja formularin kam plotësuar në kompjuter në formatin elektronik për sejftin TOKAI/ .Në TOKAI mund të pasqyrosh të gjitha shqetësimet që ndodhin në sallën operacionale, unë kam zgjedhur që të plotësoj si shqetësim të ndodhur stres dhe fatigue (lodhje, këputje etj).
Theksoj faktin se pasi e kam plotësuar këtë shqetësim nuk e kam dorëzuar thjeshtë e kam plotësuar dhe e kam lënë në gjendje të plotesuar por pa e nisur. Në momentin që unë e nis këtë formular të plotësuar në TOKAI, e nis Drejtorisë së SEFETY. Dhe kjo drejtori pasi e merr vlerëson nëse duhet dërguar Autoritetit Civil, Autoriteti Civil e vlerëson, nëse do mbyllet në Autoritetin Civil, apo do e dërgojë Eurocontrolit nëBruksel.
Unë nuk e dërgova këtë formular, pasi kam pritur pasi doja te sigurohesha se formularl ishte i plotësuar korrekt. Më pas kam plotesuar deklaraten e paaftesise, dt 06.04.2021 ku kam pasqyruar se ” Duke u bazuar në skemën e kompetencës kapitulli i aftësisë së përkoheshme paragrafi 123/3. i Kodit Ajror, për arsye stresi dhe lodhje nuk mund të kryej punen e kontrollorit dhe për një periudhë 3-4 ditore për rikuperim.
Stresi i akumulaur për shkak të situatës finaciare dhe Covid 19, mosmbulim i paketes mjekesore (covid 19), as sigurimet shoqërore as nga kompania, ne rastin konkret Spiltai Amerkian. Pas plotësimit të kësaj deklarate, e kam dorëzuar tek supervizori i turnit tek shtetasi Muhin Mezini. Ky i fundit e merr deklaratën dhe e con tek eprori jonë Voltan Vorbesi dhe Voltan Vorbesi, duhet ta kete derguar tek Drejtori Operacional Dritan Isaku. Pasi përfundoi turni i parë i dates 06.04.2021, pas orës 14.00, qe përkonte dhe me përfundimin e turnit, u zëvendësuam nga kolegët që do merrnin turnin dhe zbresim për tu larguar për në banesat tona, sic ishin të gjithë punonjësit e turnit pra ishim gjithsej 6 veta.
Pasi kam dalë nga ambientet e aeroportit Nene Tereza, jam telefonuar nga eperori im Voltan Vorbesi dhe me ka njoftuar që të kthehem në kompani dhe më tha se ” keni firmos një deklaratë”. Në momentin që jam kthyer më kanë thënë të pres tek salla e pushimit, kur kam shkuar tek salla e pushimit kam gjetur dhe kolegët e mi të turnit të parë konkretisht shtetasit Muhin Mezini, Gentjan Hodo, Edvin Bakiri dhe Nelton Shabani.
Kemi pritur derisa erdhi Voltan Vorbesi i cili më thirri për të shkuar në zyren e Dritan Isakut. Kur kam shkuar në zyrë kam takuar Drejtoreshen Jurdike të Albcontrol me mbiemër Herenei por emri nuk më kujtohet pasi është punonjëse e re ne institucion, dhe e pranishme ka qenë dhe Drejtoresha e Burimeve Njerëzore shtetësja Alba Halili. Nga burimet njerëzore njoftohem për shkëputjen e mardhënies time nga puna dhe duhet të firmosja për marrjen e njoftimit.
Unë kam refuzuar marrjen e njoftimit dhe kam kërkuar arsyen e e ndërprerjes së mardhënies së punës. Dhe kam marrë përgjigje se për arsyen e ndërprerjes së marrëdhënies së punës do njoftohem më datë 12.04.2021, ora 10.00, pranë zyrës Administrative të Albcontrol.
Gjatë kohës që unë kam qenë në zyrë, në të njëjtën zyrë në prani të të njëjtëve persona janë thirrur dhe kontrollorët e tjerë dhe konkretisht Muhin Mezini, Gentjan Hodo, Edvin Bakiri dhe Nelton Shabani dhe jemi njoftuar për shkëputjen e marrëdhënieve të punës, pa argumet, me peretendimin se do njoftohemi më date 12.04.2021, ora 10.00.
Ne të pestë kemi njoftuar nëpërmjet telefonit gjithë stafin koleget tanë, ku stafi ynë përbëhet nga 65 kontrollor, dhe i kemi informuar se në të pestë jemi hequr nga puna pa arsye, por mesa kam kuptuar arsyeja e ndërprejes së mardhënies së punës, ishte për shkak të plotësimit të deklaratës së paaftësisë së përkoheshme.
Kemi marre të gjithë kontrollorët dhe në shenjë solidariteti të gjithë kontrolloret, ato që nuk ishin në shërbim dhe jemi mbledhur përpara godinës operacionale, derisa është erresuar. Dhe kemi qënduar aty, derisa ka dale nga ambientet e punës Drejtori Pergjithshëm i Kompanisë, shtetasi Mina Kusta.
Pastaj kemi vendosur të gjithë bashkë, për të respektuar parimin se ne të gjithë kemi patur dakortësi, nëse A një kontrollor padrejetsisht jemi prekur të gjithe. Duke qenë se u prekëm 5 kontrollor, që do ishin prekur të gjithë. Kemi ndejtur tek hoteli në afërsi të zyrave të albcontrol, derisa unë vendosa te shkoj nëKlan Tv, për të bërë thirrje për negociata me qëllim që të hapet hapësira ajrore, për të mirën e pasagjerëve dhe të mirën e kompanive ajrore.
Pyetje: Më date 06.04.2021, pasi keni plotësuar deklaratën për paaftësi të përkoheshme në punë dhe keni bërë dorëzimin e saj, ku keni shkuar më pas?
Përgjigje: Pasi kam plotesuar dhe dorezuar deklarten, sic dhe e shpjegova kam dale nga ambinetet e punes dhe jam njoftuar nga eproret e mij dhe jam kthyer perseri ne ambinetet e punes ku me eshte komunikuar verbalishte nderpreja e mardhenjeve te punes dhe me pas me eshte njoftuar dhe me emali, si dhe me hoqen nga grafiku. Pasi kam dale nga ambientet e punes, sic e kam saruar dhe me siper, une se bashku me kater koleget e mije shteasit MuhinMezini, Gentjan Hodo, Edvin Bakiri dhe Nelton Shabani, jemi ulur prane Hotel Tirana tek ambineti jashte per te pire kafe ku pas rreth nje apo dy ore kane ardhur dhe koleget e tjere, me perjashtim te atyre qe ishin ne pozicionin e punes, pra ato qe kishin turnin. Ndersa gjithe te tjeret kane ardhur aty.
Pyetje: Mban mend se me cilin nga koleget ke komunkuar ti me date 06.04.2021 ne telefon?
Pergjigje: Nuk me kujtohet saktesishte nese koleget e tjere i kam njoftuar une , apo ndonjeri nga shtetasit Muhin Mezini, Gentjan Hodo, Edvin Bakiri dhe Nelton Shabani. Ideja e njoftimit ishte ne shenje solidarizimi, pra nese nje kontrollor cenohet padrejtesishte, prezumohet se jane te gjithe te cenuar te gjithe kontrolloret.
Pyetje: Cila eshte arsyeja qe nuk jeni paraqitur ne pune me date 07.04.2021?
Pergjigje: Arsyeja qe nuk jam paraqitur ne pune me date 07.04.2021, eshte pasi une dhe shtetasi Muhin Mezini supervizori i turnit jemi hequr nga grafiku dhe jemi njoftuar me e-mail per nderprerje te mardhenjeve te punes, ndersa tre koleget e tjere qe permenda me siper, nuk jane njoftuar me email, vetem verbalishte.
Pyetje: Si e shpjegoni situatën e krijuar me date 07.04.2021 ne trafikun ajror?
Pergjigje: Situata e krijuar sot ne trafikun ajror, pra mbyllja e aieroportit Nenen Tereza ishte per mungese negociatash, stres te akumulaur prej kohesh nga heshtja e institucioneve kombetare, pra mungesa e dialogut, pervec Presidentit te RSH, qe ka qene i vetmi qe na ka pritur ne takim ne zyren e tij me date 31.03.2021 dhe te nesremen ka dale ne deklarate per media qe ka ngritur shqetesimin tone, pasi takim kemi kerkuar te gjitha institucioneve te vendit.
Pyetje: Kush ka qene me ty ne takimin e zhvillur me Presidentin e Republikes se Shqipersie?
Pergjigje: Ne takim me Presidentin kam qene une, dhe kontrolloret e tjere Eni Mehja, Olsi Petri, Ejona Kotoni, Erjon Pipero sidhe avokati yne Rezart Kthupi.
Pyetje: Cfare roli keni luajtur ju ne raport me kontrolloret e tjere, pra ke pas dijeni se dhe koleget tuaj do plotesonin dhe ato ne te njeten dite me ty deklartatat per pa aftesi te perkoheshme?
Pergjigje: Une nuk kam patur ndonje rol tek kontrolloret e tjere, pasi pergjegejsia eshte individuale. Une kam marre dijni ne lidhje me koleget e mij se dhe ato kishin plotesuar deklaratat e pa aftesise, ne momentin qe me eshte komunikuar nderprereja e mardhenjeve te punes.
Pyetje: Sa punonjes ju kane shprehur shqetesimin e tyre nese ka patur te tilla, dhe sa kohe ka adresimi i ketyre shqetesimeve?
Pergjigje: Nuk di te them me saktesi se kur kane filluar shqetesimet e kontrolloreve, por disa prej tyre nje pjese e tyre kane kaluar Covid 19, si dhe situaten e termetit te dates 26.11.2019, duke qene se neve nuk mund te largohemi nga vendi i punes dhe qe nga kjo periudhe kane filluar eshte te shtohen stresimet.
(E.K/Faxweb.al)