Gazeta gjermane Bild ka bërë sot publike 6 audiopërgjime të reja, ku zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste janë në komunikime të vazhdueshme me Astrit Avdylajn, kreun e bandës së Shijakut.
Avdylaj është regjistruar në përgjime me kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, me të cilin ka një afrimitet mjaft të madh, saqë i lejojnë njëri-tjetrit dhe fjalë të tipi ‘’të du fort” ose ‘’të puth”, aspak e zakontë kjo për komunikimin me burrave shqiptarë.
Duket se Avdylaj ka qenë në dijeni të të gjitha lëvizjeve të Dakos, përfshirë edhe takimet e tij me kryeministrin Rama, madje në një moment të përgjimit ai e di me siguri se Dako ndodhet në Zvicër me numrin 1 të qeverisë shqiptare.
Po ashtu Avdylaj shfaqet në komunikime të vazhdueshme me kreun e Bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani, si dhe me kreun e PS-së në këtrë qytet, sot kandidat i socialistëve për Bashkinë, Elton Arbana. Ca më tej Avdylaj ka pasur ndikim dhe në drejtoritë e rëndësishme të të dy Bashkive, si dhe në listat për deputetë në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.
Pjesë nga përgjimi 1 Dako-Avdylaj:
Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë se ke takuar Edi Ramën, keni ndejt jeni kënaq
Vangjush Dako: Ca bëhet
Avdylaj: Nga je vëllai
Dako: Unë po iki te ata çunat në Ishëm, thuaji burazerit
Avdylaj: Jo tani e lëmë më vonë, Vathë Alla është këtu me mu, po na dëgjon tani
Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë
Avdylaj: Jo do takohemi atje ku e kemi lënë, të mbaroj punë me Anin (drejtori i hipotekës së Durrësit), dhe do takohemi
Dako: Epo mirë
Avdylaj: Hajde të du fort vëllai, të puth
Ndërkohë që një tjetër përgjim është ai mes Ivi Doçit, drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë e Shijakut dhe Avdylajt, mes tyre flitet se do të hiqen nga puna të gjithë punonjësit që nuk votojnë për PS-në.
Avdylaj këmbëngul që të nesërmen e telefonatës lista e josimpatizantëve të PS-së të jetë gati, dhe ata duhet të zgjedhin mes vendit të punës dhe votës.
Doçi: Astrito si ke qenë nga shtëpia mirë.
Abdylaj: Isha dje pak në Durrës, jam këtu me Elton Arbanën (takova atë, e ka fjalën për Vangjush Dakon), dua listën e personave që mund të kesh kundra, që janë me PD
Doçi: I kam ndarë unë i kam gati
Avdylaj: Duhet ti thërrasim ata dhe t’i tundim pak, o ke puna, o të na japin votën, të ikin te shtëpia
Doçi: S’bëhet fjalë fare, i kam të ndame me kompjuter
Avdylaj: Mirëardhsh, na fal për shqetësimin Natën
Një rast edhe më flagrant është komunikimi mes Avdylajt dhe Elton Arbanës, ku i forti i Shijakut i kërkon që të ndërhyjë te drejtori i INUK-ut Artur Çela, në mënyrë që ti heqë disa gjoba për ndërtimet e tij.
Astrit Avdylaj i thotë se Dako nuk është në Shqipëri, dhe për këtë ai nuk dinte se kujt t’i drejtohej.
Avdylaj: A e di ku e kisha hallin, e njeh drejtorin e INUK
Arbana: E njoh mo, atë Dallëndyshen
Avdylaj: Jo Dallëndyshen jo, atë të Durrësit mo, një Artur
Arbana: Artur Çela, është i Bashkisë së Durrësit ai
Avdylaj: Eee, i Shijakut është ai?
Arbana: Jo, jo është i Vangjushit
Avdylaj: Po s’ka qenë Vangjushi këtu ndaj, se është andej me Edin, mere dhe i thuaj që ke vënë gjoba në , o bythqim, ka shku në Fermë të Mësuesit duke vënë gjoba, se nuk e marr dot Vangjushin.
Arbana: Ke ndonjë emër se kujt ia ka vënë?
Avdylaj: Thuaji ke bërë gabim o pis, se unë skam ku marr se Vangjushi është me Ramën në Zvicër
Arbana: E mor vesh, po mua më kanë hequr para një jave
Avdylaj: Unë nuk e di
Një tjetër bisedë e përgjuar dhe e bërë publike nga Bild është ajo mes Astrit Avdylajt dhe kryetarit të Bashkisë së Shijakut Ardian Kokomanit. Të dy ata lënë një takim në qendër të Durrësit, ku do të jenë të pranishëm dhe drejtues të tjerë të lartë të PS në Durrës dhe Shijak.
Avdylaj: Si je kryetar
Kokomani: Ja këtej duke ngrënë drekë
Avdylaj: Të bëftë mirë, e di pse të mora unë, nesër kemi një takim në 10 të mëngjesit, unë ti, Gjushi, Liri (Ilir Ndraxhi, deputet i PS-së), vëllai i Lirit dhe Jupi. Do të pimë një kafe nesër në Durrës në orën 10:00.
Kokomani: Po shumë mirë, se unë duhem 10 minuta në Pallatin e Kulturës për homazhe te Niko Bespalla, futbollisti jonë, dhe takohemi atje
Avdylaj: Do ta takohemi nesër te një kafe, që të jemi… a kupton?
Kokomani: Pa merak
Avdylaj: Erdhën sot ato, është dhe ai që të jesh dhe ti
Kokomani: Pa merak, rri pa merak Titi
Avdylaj: Ngaqë do ashtu, që të jesh dhe ti me këto, a kupton.
Ndërkohë që në përgjimin e pestë të publikuar nga Bild, Astrit Avdylaj kreu i bandës kriminale së Avdulajve në Durrës e Shijak dëgjohet duke biseduar më Arjan Ndraxhin ku i tregon se i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama nëpërmjet Vangjush Dakos kandidimin e vëllait të tij, Ilir Ndraxhit, aktualisht deputet i PS-së në Kuvendin e Shqipërisë.
Avdylaj i thotë se ka marrë një telefonatë ‘nga lart’ duke ia siguruar kandidimin e Ilir Ndraxhit për deputet dhe ‘i betohet’ se do ta surprizojë ‘të gjatin’ me 10 me 0.
Astrit Avdylaj: Si je Arjan çfarë bëhet
Vëllai i Ilir Ndraxhit (deputet i PS-së), Arjan Ndraxhi: Mirë mirë me çunin
Avdylaj: Të mora për qejf a e kanë thirr a noj gjë, vëllain?
Vëllai i Ilir Ndraxhit (deputet i PS-së), Arjan Ndraxhi: Jo mor burrë, ai tha që do takohej me ty, ti nuk ishe dje. Ishte dhe ndeshja e Juves nuk e di. Ai tha Juli ka folur, do takohen nesër.
Mori në darkë dhe tha se do takohet me Ridin, Julin dhe Astritin
Astrit Avdylaj: Ok
Vëllai i Ilir Ndraxhit (deputet i PS-së), Arjan Ndraxhi: Do u takonte dhe me atë, me Gjushin në fakt do të takohej te puna.
Avdylaj: Ok, ok, unë jam duke prit, nesër pasnesër ai (Vangjush Dako) më tha që është e bome. me një fjalë e kena n’xhep, a e kupton vëllain tat
Jemi duke opritur, ai mtha me 25, ishte eltoni (Elton Arbana) ishte aty e vuni të 10 a 11. Unë jam
duke punu të lagjia ime, jam tu taku çdo njeri. Nuk kam dalë në pazar. Do ti japim një 10 me zero (Edi Ramës) atij të ‘gjatit’ që të habitet dhe vetë.
Vëllai i deputetit Ndraxhi: Bëji një telefon Julit, ikni e folni takohuni te puna.
Avdylaj: Mirë pra o rob zoti
Vëllai i deputetit Ndraxhi: A e ke numrin e julit
Avdylaj: Po po e kam
Vëllai i deputetit Ndraxhi: Faleminderit
Avdylaj: Ca flet mor
Ndërkohë në përgjimin e gjashtë të publikuar nga Bild, pjesë e dosjes 339/1 të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vend dëgjohet qartë ndërhyrja e Astrit Avdylaj tek votuesit e zonës Durrës Shijak, teksa u kërkon votën në këmbim “të kafes” si dhe u përcakton qartë se ai po m,bledh vota për Ilir Ndraxhin, kandidatin e PS-së për deputet për Durrësin
Përgjimi i Bild:
Astrit Avdylaj: Hë vëllai si ia çove
Votuesi: Si je, a je mirë
Avdylaj: Nuk po me njef mu, po kur m’thu mu do ta jap votën, tashi smë njeh as telefonin
Votuesi: Oooo, shefiii, Astriti
A je mirë lale
Avdylaj: Mirë mirë për zotin
Të kam marrë për votën që ta kesh për vete, mos ta fusin njeri e ta marrë vesh Gon Duka (5 sek nuk dëgjohet asgjë nga zhurmat) Ne jemi për PS-në për Ilir Ndraxhin…
Dëgjo, se ti nuk je i vetmi që njoh nga Avdulajt. Me Çimin Niçen. Gjithmonë kam qenë me ju.
Avdylaj: Faleminderit shumë. Desha me fol dhe më vëllain tat, Jarin
Votuesi: Me Jarin?…E mirë i them unë
Avdylaj: Po desha me fol dhe vetë me Jarin, po dhe do folim ,e kupton vetë ti se kafja është (e ka fjalën për pagesën për votën).
Rrofsh kur ke kohë tri me pi kafe
Votuesi: Kur të dush ti, unë në shpi jam… (Lexo edhe ketu te plote)
(E.K/Faxweb.al)