Ditën e sotme, ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur Foltoren e radhës në qytetin e Kucovës, ku një demokrat e ka pyetur për informacion në lidhje me marrëveshjen Basha-Rama të 17 majit 2017.
Teksa e pranoi që kryetari i partisë ka të drejtë të përfaqësojë demokratët në takime, Berisha e quajti të turpshme dhe të dyshimtë atë që Lulzim Basha bëri me besimin e demokratëve në këtë takim.
Sipas Berishës, kur Rama e pa para zgjedhjeve të 2017 se sondazhet tregonin rritje për PD-në, filloi ta quante djalë të mirë Lulzim Bashën dhe të dy filluan të sulmojnë Ilir Metën.
Teksa i kthente përgjigje për 17 Majin, Berisha preku dhe një temë tjetër, atë të emërimit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në postin e drejtorit për Menaxhimin e Fondeve të Donatorëve.
Berisha deklaroi para demokratëve nga Kucova se Rama rikthen Beqajn në poste edhe pse ka dalë në shumë afera, për arsye se Beqaj i paguan para Ramës.
Pjesë nga biseda
Demokrati: A dini gjë juve për marrëveshjen e 17 majit? Se ne demokratët nuk morëm vesh gjë. Jam vetëm kontribues në PD, asnjë herë përfitues. Nuk i ndahem PD-së sa të kem frymë. Ju uroj shëndet dhe jetë të gjatë.
Berisha: E vërteta është që ajo marrëveshje shënon asgjesimin e opozitës. Në ate marrëveshje, normalisht kryetari që i kemi besuar ka të drejtë të takohet, të na përfaqësojë. Ne ja kemi dhënë besimin atij, por ajo që ndodhi me kryetarin ishte shumë e dyshimtë për të mos thënë e turpshme. Filloi fushata elektorale. Ne filluam të ngjiteshim në sondazhe. Edi Rama e pa. I kthehet dhe i thotë që ai është ccun i mirë. Unë do të qeveris me të. Ky jo që nuk e kundërshtoi, por të dy i drejtuan të gjitha grykat drejt Ilir Metës. E sulmonin të dy. I them me këtë që po bën ti, ti lë pa dalë në votime 300 mijë votues të PD-së. Na dëmtove në mënyrë palcore. U ëmbëltua ky me marrjen peng. Edi Rama është kryeministër. Ka një rrogë të mirë. Ka disa shërbime. Pse mban afër kriminelë? Ministra të damkosur për afera? Vetëm e vetëm se me ta realizon ato që nuk realizon me ligjin. Pse kthehet Beqja? Ai e kisht aferën e Check-up dhe të tjera, të mëdha sa kjo dhomë. Prapë kthehet se Beqja paguan Ramën. Një nga problemet më kryesore që i jamë kundërvënë George Soros është reforma në drejtësi. Nuk mohoj se drejtësia kishte nevojë për reformë, por drejtësia e sotme është drejtësia më e kontrolluar në historinë e Shqipërisë që nga koha e Enver Hoxhës.
Ditën e sotme Kryeministri Sali Berisha mbajti Foltoren e parafundit në qytetin e Kuccovës, një ditë para Foltores përmbyllëse që do të mbajë ditën e nesërme në Lacc.
Berisha e nisi takimin me demokratët e Kuccovës me një falenderim për dy figurat e njohura demnokrate, Genc Pollo dhe Astrit Veliaj, të cilët ishin prezent.
Më tej Berisha u ndal te ish-rivali i tij Fatos Nano, të cilit i njohu një meritë. Teksa bëri një batutë me ish-Kryeministrin Nano, duke thënë se kur është esëll flet saktë, Berisha theksoi sot se ka një meritë për PS-në dhe vendin, sepse dha shembull dukëe dhënë dorëheqjen dhe duke kandiduar sërish si një anëtar i thjeshtë. (Lexo edhe)
“Braktiseni anti-kuvendin e shoqatës Basha-Bardhi”. Kjo ka qenë kërkesa që ish kryeministri, Sali Berisha ka bërë ndaj demokratëve që pritet të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha në datë 18 dhjetor. Gjatë fjalës së tij, Berisha e deklaroi veprimin e Bashës për thirrjen e Kuvendit në datë 18 dhjetor si anti-legjitim për faktin se anëtarët e Kryesisë që e kishin miratuar një vendim të tillë, nuk ishin legjitimë dhe të votuar nga anëtarët e thjeshtë të PD.
Gjatë foltoresh në qytetin e Kuçovës, ish kryeministri, Sali Berisha ka publikuar edhe disa rezultate të një sondazhi të kryer ku sipas shifrave të bëra publike nga vetë ai, kreu aktual i PD, Lulzim Basha ishte më i pëlqyer nga rradhët e socialistëve sesa nga demokratët.Pasi Berisha publikoi shifrat e sondazhit të bërë, njëri prej simpatizantëve të pranishëm në sallë u ngit dhe shkoi pranë tij, me një foto në telefonin e tij ku shfaqej kryedemokrati Lulzim Basha. Demorkati e fshiu live foton që kishte në telefon dhe e tregoi veprimin e tij para kamerave. (Shiko ketu)
Nuk munguan as momentet gazmore. Ka shkaktuar të qeshura në sallë, por nuk kanë munguar as ovacionet, kur një demokrat nga Kuçova mori fjalën në Foltoren e Berishës për të ironizuar me Gazment Bardhin, Ervin Salianjin dhe grida Dumën. Salianjit ai i kërkoi që të hapë sytë, Gazment Bardhit i tha të shkojë te zyra e Edi Palokës dhe të numërojë firmat e delegatëve, ndërsa Grida Dumës i kërkoi të mos harronte kohën kur vinte mes tyre në çadrën e protestës para kryeministrisë.
(E.H/Faxweb.al)