Një ngjarje horror ka ndodhur ditën e martë të 16 nëntorit në fshatin Greçalli në Fier.
38-vjeçari Klodian Çalamani fillimisht rrëmbeu fqinjin e tij, 8-vjeçar më pas e vrau me lopatë dhe e groposi pranë shtëpisë në oborr. I mituri duhej të kthehej nga shkolla në shtëpi, si çdo fëmijë tjetër, mirëpo, i çmenduri i ka dalë në rrugë dhe i ka marrë jetën në lule të fëmijërisë.
Ka qenë biçikleta e fëmijes ajo qe ka çuar policinë drejt vendit te ngjarjes, ndërkohe autori mësohet se ka pranuar krimin para hetuesve: “Djali më ofendoi dhe unë e vrava dhe e groposa”.
Klodian Çalamani, një njeri problematik në zonën e Fierit, i cili në vitin 2012 kishte rrëmbyer një vajzë 16-vjeçare dhe e kishte torturuar, por fatmirësisht nuk e kishte vrarë. Tashmë në moshën 22-vjeçare vajza nuk do ta harrojë tmerrin që përjetoi nën dhunën e dy fqinjëve të saj, që më shumë i ngjan një filmi horror.
“Klodian Çalamanika marrë një shishe birrë dhe e ka qëlluar drejt e në kokë Nertilën, e cila i është shmangur. Agresori ka marrë copat e qelqeve dhe ka çarë trupin e tij e fytyrën”
Në shtëpinë e 8-vjeçarit që u vra nga fqinji i tij në Fier ka pllakosur zia. Familjarët janë të tronditur nga ngjarja e rëndë, ndërkohë që motivet e saj janë ende mister. Fqinjët adoleshentë të lagjes të tmerruar flasin për Klodian Çalamani për të cilin thonë se ishte konsumues alkooli. Gjatë intervistave një prej adoleshentëve thotë se nëse kjo gjë do t’i kishte ndodhur vëllait të tij atëherë do ta vriste vetë autorin Klodian Çalamanin.
“Pinte pije alkoolike, skam dëgjuar, punonte ku të gjente. Jetonte në kushte të këqija, një tip kasolle ku jetonte, një godinë e vogël. Kemi frikë se sot ja bëri atij nesër mund të më bëjë mua”, dëshmia e një djali të ri.
“Di që është pijanec para ca vitesh ka përdhunuar një vajzë. Jam i frikësuar shumë sepse unë kam një vëlla të vogël, po të më ndodhte mua do ta vrisja vetë jo ta fusja në burg”, thotë një djalë tjetër.
Fqinjët e tyre shprehet për kamerat se autori ishte rritur në një familje pa nënë dhe pa baba. Ai thotë se ëma ishte martuar në Maqedoni, por shprehet se nuk ka dijeni nëse ka qenë apo jo i dënuar më parë.
FOTO, kush është Klodian Çalamani?
Ky që shikoni në foto është Klodian Çalamani, autori i vrasjes makabre të 8-vjeçarit ditën e sotme në Fier. Çalamani e kishte rrëmbyer të miturin i cili në orët e pasdites kishte qenë duke bërë xhiro me biçikletën e autorit.
Klodian Todi Çalamani dtl 20.04.1983
Me vendimin nr. 256, date 06.12.2006 te Gjykates Fier eshte denuar me 4 vjet burg per vepren penale Heqje e paligjshme e lirise, neni 110 K. Penal. Arrestuar me date 10.05 2006.
Liruar nga IEVP Rrogozhine me date 06.08.2009
Gjatë një prononcimi për “Fax News”, deputeti i PD-së Luan Baçi ka thënë se shteti shqiptar nuk funksionon pasi vendi ynë është zaptuar nga krimi dhe ngjarje të tjera të rënda.
“Mos harrojmë që ka ditë dhe muaj që ka vrasje, rrëmbime, përdhunime, sjellje më të ndryshme dhe të tmerrshme që po ndodhin në Shqipëri. Ngjarja e sotme është shumë e rëndë që gjithë shoqëria shqiptare duhet me patjetër të sensibilizohet, komuniteti, policia që duhet të jetë në krye të detyrës dhe qeveria e Ramës që ka mbjellë këtë kudo në gjithë jetën. Këtu shteti ka pushuar së funksionuari, bashkia është kthyer në një ndërmarrje private, nuk e di si vepron qoftë ekonomikisht qoftyë në mënyra të tjera. Është një bashki që nuk kontrollohet askush me këshill bashkiak monist dhe gjithë institucionet e kapura, nuk ka database për personat që kanë kryer veprime të tilla. Po të kishte shtet të përgjegjshëm do të shmangeshin ngjarje të tilla të tmerrshme dhe makabre, nuk duhet të imagjinoheshin jo më të ndodheshin”, tha Baçi.
Gjithashtu ka folur edhe daja i vogëlushit me lot në sy ka treguar momentin kur mori vesh lajmin e rëndë. Ai thotë se do të kërkojë drejtësi pasi në të kundërt do ta “varrë autorin e krimit si qen”.
“Është nipi im. Mbrëmë më ka treguar motra. Nuk e dija që ishte i dhunshëm, më ka treguar motra që është dënuar më përpara. Ky është shteti, cfarë të bëjmë? Do të kërkojmë drejtësi…Do ta varrim si qen!” tha daja i viktimës, që sapo ishte kthyer nga Italia.