Menjëherë pas takimeve të gjata të ditës së sotme kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkojë drejt qytetit të Elbasanit.
Aty do të mbajë fjalën e rastit në një takim me gratë socialiste. Kujtojmë se në orën 20:00 ka një ftesë për tryezën e Partive në Kryesinë e Kuvendit.
Ende palët janë në negociata për zgjidhjen e një marrëveshje, po mesa duket Rama nuk i ka ndalur takimet e tij paraelektorale.
Kujtojmë se pas takimeve me ambasadorin amerikan Donald Lu, opozita është shprehur me një letër se e pranon paketën ‘’McAllister’’, ndërsa Rama ka preferuar që të shkruajë shkurt dhe t’i kujtojë Bashës se ofertën e tij e ka në tryezë.
(E.K/SHUPLAKA)