00:40 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E preu fqinjin me sëpatë, si ndodhi krimi i të burgosurit që vdiq dje

19:25 | 12/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
E preu fqinjin me sëpatë, si ndodhi krimi i të burgosurit që vdiq dje

Një i burgosur ka vdekur dje në Spitalin e Pejës, si pasojë e sulmit kardiak. Ai ishte duke vuajtur dënimin në Burgun e Dubravës për kryerjen e veprës penale, vrasje. Dënimi për të nga Gjykata Themelore në Pejë ishte 13 vite heqje lirie.

Por, Fatmir Lloqani edhe para kryerjes së krimit, akuzohej për tentim vrasje. Këtë vepër penale e kishte kryer ndaj komshiut të tij, Idriz Gegës ndërsa për këtë rast, ishte dënuar me 4 vite burgim. “Misionin” e filluar vite më parë, e kishte finalizuar pas lirimit. Ai e kishte vrarë komshiun e tij, Idriz Gegën, shkruan Insajderi.

Por si kishte ardhur deri te kryerja e krimit?

Aktakuza thoshte se Fatmir Lloqari, kishte pasur mosmarrëveshje me komshiun e tij, Idriz Gegën. Llonqari i kishte thënë Gegës pse ia prekte murin me dru dhe më pas, kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij, kishte marrë sëpatën dhe e kishte qëlluar të ndjerin Idriz Gegën, 82 vjeçar.

Fatmir Llonqari e kishte goditur për vdekje, Idriz Gegën, me sëpata dy herë. Ky i fundit, nuk kishte arritur t’iu bënte ballë lëndimeve dhe kishte ndërruar jetë.

Për rastin, kishte dëshmuar edhe djali i Idriz Gegës, Ylberi. Ai kishte deklaruar se Fatmir Llonqarin e kanë pasur fqinj të mirë dhe nuk kanë pasur ndonjë konflikt deri në ditën e ngjarjes.

“Të akuzuarin Fatmir Llonqari e kemi fqinjë. Para ditës së ngjarjes ne i kemi pasur raportet e mira me të akuzuarin, nuk kemi pasur asgjë mes vete, por është fakt se ne para nëntë vitesh kemi pasur konflikt pothuajse të natyrës së njëjtë me të akuzuarin Fatmir. E di që para nëntë vitesh tani i akuzuari i ka dal babës me sopatë edhe ka godit me të”, kishte deklaruar dëshmitari Gega.

Më tej, dëshmitari Gega kishte deklaruar se kishte qenë duke shkuar që t’iu dërgojë bukë punëtorëve të cilët ishin duke çarë dru kur edhe kishte pranuar një telefonatë nga vëllai i tij, Feridi, i cili e kishte njoftuar për ngjarjen.

“Unë ditën e ngjarjes kam shkuar që t’iu dërgoi bukën punëtoreve të cilët ishin duke ça dru, dhe ndërkohë me ka thirr ne telefon vëllai, Feridi, dhe me njoftoi për ngjarjen. Pastaj unë kur shkova te shtëpia, e pash oborrin e mbushur me polic, kurse babi nuk ishte aty, dhe aty ishte edhe vëllai Ferid i plagosur në oborr. Unë pastaj shkova në spital dhe u njoftova se babai kishte vdekur. Aty u njoftova për plagosjen e vëllait, Feridit, që ai ishte plagos me armë nga Fatmiri”, ka shtuar Ylber Gega.

Fatmir Llonqari të shtunën rreth orës 15:46 minuta, me rekomandim të mjekut të Qendrës Korrektuese në Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

“Sipas mjekut kujdestar, dyshohet se Fatmir Llonqari kishte pësuar infrakt. Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

 

Pas

“Na rreshtonte dhe na drejtonte armën mua dhe fëmijëve”, gruaja rrëfen historinë tronditëse me ish-burrin polic

Para

U arrestuan për ndërtimet pa leje, jepet masa për efektivët e Durrësit

Para
U arrestuan për ndërtimet pa leje, jepet masa për efektivët e Durrësit

U arrestuan për ndërtimet pa leje, jepet masa për efektivët e Durrësit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.