U bënë javë që është larguar nga Shqipëria, këngëtari i njohur Klajdi Musabelliu tregon jetën e tij të re në Itali.
Nga drejtori i komunikimit në Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Klajdi tashmë ka nisur jetën prej emigranti.
Klajdi poston disa foto në facebook, teksa shfaqet duke nderë rrobat në ballonin e shtëpisë së tij dhe shkruan se jeta në emigracion nuk është edhe aq e lehtë.
“Sot kam shume pune per Te ber, mos me shqetesoni ju lutem.? Pu pu pu, s’qenka i leht kurbeti hahahah”, shkruan Klajdi Musabelliu.
Klajdi Musabelliu u largua përfundimisht nga Shqipëria disa javë më parë, ndërsa lajmin për largimin e tij e njoftoi kryetarja e LSI, Monika kryemadhi.
Ai punonte si drejtor në Agjencinë e Burimeve Natyrore, ndërsa më herët kryeministri Rama kërkoi shkarkimin e atyre që janë emëruar politikisht në administrata.
(E.K/FAXWEB)